(VIDEO) Taravari: Sela e ka shansin e fundit të mos shkojë me BDI-në

by admin
Spread the love

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari deklaroi se në qoftë se vulat janë arsyeja e krahut të Ziadin Selës që të shkojë me BDI-në në zgjedhje dhe nëse ende e mbajnë qëndrimin që të dalin vetë në zgjedhje ai do t’i pranojë listat e tyre për ti vulosur dhe do të dalin me llogon e ASH-së. Ai tha se sërish do ta respektojë qëndrimin e krahut të Selës, por theksoi se shumica e anëtarësisë së krahut të tij dhe ai personalisht do ta bëjnë garën e tyre politike për të sjellë ndryshimin e shumëpritur të shqiptarëve.

ARBEN TARAVARI, VLEN

“Unë ju thashë dhe përsëri po vazhdojë të mendojë njësoj, në qoftë se është arsyje se vulat janë arsyje pse shkojnë me BDI-në unë para se ta mbajnë kuvendin sot ju them përsëri në qoftë se e mbani përsëri qëndrimin ende se mund të shkoni vetë unë jam këtu ti pranojë listat me emrat që do t’i propozojnë ato për t’i nënshkruar dhe për t’i vulos dhe të dalin me llogon e ASH-së”.

I pyetur se a kanë arritur marrëveshje me koalicionin VLEN ai tha se deri të shtunën do të dalin me listat e kandidatëve të tyre.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ASH-SË

“Kemi marrëveshje, besoj se këto ditë i sinkronizojmë dhe duhet t’i mbajmë kuvendet e partive, ma merr mendja se maksimum deri  ditën e shtunë dalim me emrat e kandidatëve dhe rradhitjen e e kandidatëve, vetëm ju siguroj se janë kryesisht emra të rinjë, të pa korruptuar, që nuk janë në listat e zeza, për të cilët nuk ka lëndë nga prokuroritë apo prokuroritë speciale.”

Taravari ka prezantuar edhe pjesën tjetër të kabinetit të tij presidencial, të parin e prezantoi ambasadorin Halim Hyda për të cilin tha se do të jetë këshilltari i tij i diplomatik. Jasmin Kallac, i cili do të jetë këshilltar ligjor, Urim Veseli këshilltari i tretë, i cili do të jetë këshilltar për siguri dhe mbrojtje dhe doktor Arjanit Reka do të jetë këshilltar i katërt, ndërsa do të jetë edhe zëdhënës i Arben Taravarit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like