(VIDEO) Taravari refuzoi ofertën e LEN-it për president konsensual

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka konformuar se i është bërë ofertë për të qenë kandidat i opozitës shqiptare për president të vendit. Ai për MIA pranoi se ka pasur një ofertë të tillë, por tha se është shprehur se nuk është i interesuar për këtë ofertë.

Se i kanë bërë një ofertë të tillë Taravarit, e tha edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i ftuar në Radio Televizionin e Kosovës.

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa

“A është përmendur si opcion që zotëri Taravari të jetë kandidat për president? Po është biseduar, jo vetëm zotëri Taravari. Si kandidat më potencial? Është biseduar dhe shifet si një kandidat i përshtatshëm për të qenë edhe kandidat shqiptarë në këto zgjedhje”.

Po ashtu sipas Kasamit, për mundësinë e bashkimit të Taravarit tek LEN, mendon se janë sqaruar të gjitha gjërat që kanë pasur për të sqaruar por shton se Taravari kishte edhe disa  çështje partiake të cilat ishin vendime që duhej të merreshin brenda subjektit politik. Kasami Beson se shumë shpejtë ASH do të shpalos për opinion atë për të cilën janë dakorduar, në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lidhja Evropiane për Ndryshim, thotë se ende nuk kanë asgjë konkrete me Taravarin.

Astrit Iseni, LEN

”Me partitë e tjera, edhe pse kemi pasur takime, e dini në vazhdimësi takimet edhe me Taravrin, e patë se takimi i ditëve më parë me kryeministrin Kurtin, ishte takim pikërisht për këto aktualitete në RMV. Ka pasë një dakordësi, por akoma nuk ka diçka konkrete. Për këtë, mund të ju informojmë në ditët në vijim”.

Ditëve në vijim, pritet të konkretizohet pozicioni i ASH, nëse do t’i bashkohet pushtetit apo opozitës, ose nëse do të dalë e vetme në zgjedhje.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like