(VIDEO) Talat Xhaferi mori bekimin e Pendarovskit për kryeministër teknik

by admin
Spread the love

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ia dorëzoi mandatin mandatarit të ri për kryeministër, Talat Xhaferi. Pendarovski në deklaratën e shkurtë drejtuar mediave, tha se në pajtim me ligjin, ia dha mandatin Xhaferit, pas çka ky i fundit do ta formoj përbërjen e Qeverisë teknike, e cila do të organizoj zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen më 24 prill dhe 8 maj.

Stevo Pendarovski, president

“Në bazë të nenit 84, alinea 1, të Kushtetutës së RMV-së, në pajtim me nenin 43 nga Ligji për Qeveri të RMV-së dhe e propozimit të partisë më të madhe që e formon shumicën parlamentare, për mandatar, për përbërje të re për realizimin e  zgjedhjes së deputetëve, mandatin ia dorëzoj Talat Xhaferit”.

Kryeministri i nominuar Talat Xhaferi, u zotua se do të veproj komfort ligjit dhe Kushtetutës.

Talat Xhaferi, kryeministër i nominuar

“Me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë, nga presidenti i shtetit pranoj mandatin për themelim të përbërjes së re teknike të Qeverisë, me premtim se i gjithë procesi do të zhvillohet mbi bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së RMV-së, me shpresë që përbërja e re e Qeverisë, do të jetë comfort përcaktimeve ligjore, me përgjegjësi dhe detyra që dalin nga themelimi i saj”.

Të shtunën, Xhaferi, do ta të dorëzoj propozim-programin dhe propozim-përbërjen e Qeverisë deri tek Parlamenti, me emrat që veçmë janë prezantuar nga partitë dhe më 28 janar pritet të votohet Qeveria teknike, dhe zyrtarisht nga e diela të jetë në funksion.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like