(VIDEO) Stevanoviq: Uljet e buxhetit për studentët rrezikojnë marrëveshjet e tyre me Qeverinë

by admin
Spread the love

Në Propozim Buxhetin për vitin 2023, ka një ulje prej 15 për qind për standardet studentore, ndërsa për renovimin e konvikteve studentore, ka një ulje prej 34 për qind. Kjo do të thotë se ekziston rrezik i madh që marrëveshja mes studentëve dhe qeverisë të mbetet një premtim bosh, deklaroi profesoresha Maja Stevanoviq.

Stojanoviq, për intervistën në Radio Evropa e lirë, shprehet e  kënaqur që studentët reaguan shumë shpejt, qartë dhe me zë të lartë dhe që nuk heqin dorë  nga kërkesat e tyre.

MAJA STEVANOVIQ-PROFESORESHË UNIVERSITARE

“Arsimi i lartë është një vlerë, është nevojë në këtë shoqëri dhe jo diçka që është vetëm në interes të një grupi të vogël që punon në arsimin e lartë. Perspektiva duhet të ndryshojë. Ne kemi nevojë për Qeverinë dhe autoritetin e arsimit të lartë. Kjo shoqëri ka nevojë për arsim të lartë”.

Maja Stanoviq, ka folur edhe për  rritjen e pagave për arsimin e lartë, e cila është rritur për 20 përqind. Ajo tha se kjo rritje nga ana e Qeverisë nuk mjafton, pasi sipas saj, një rritje e tillë nuk vërehet sepse inflacioni është i lartë.

MAJA STEVANOVIQ, PROFESORESHË UNIVERSITARE

“Oferta që do të dalë nga Qeveria do të tregojë se sa e respekton dhe e vlerëson kjo Qeveri arsimin e lartë si segment kyç social. Kur të shohim se ku e kanë vendosur, ku e kanë renditur, me kë e kanë renditur në të njëjtin nivel, më poshtë apo më të lartë”.

Profesoresha Maja Stevanoviq, më tej tha se shoqëria ka nevojë për arsim të lartë, ndërsa siç tha ajo, perspektiva duhet të ndryshoj dhe prandaj profesorët dhe studentët kanë nevojë për Qeverinë dhe e njëjta pret që kërkesat e studentëve të plotësohen.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like