VIDEO/ Spektakël kuqezi, Milani likuidon Kaljarin dhe kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Italisë

by admin
Spread the love

Milani mposhti me rezultatin 4-1 Kaljarin në sfidën e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë, duke u kualifikuar për më tej në raundin çerekfinal. Edhe pse me ndryshime të shumta në formacion, ky duel foli i gjithi për kuqezinjtë që arritën ta dërgonin plot 4 herë topin në rrjetë. 

Joviç realizoi dopietë në minutat 29 dhe 42, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 2-0, ndërkohë në harkun e dytë kohor, skuadra e Piolit shënoi edhe dy herë të tjera me Traore dhe Leao. Golin e nderit për Kaljarin e Ranierit e shënoi Aci në minutën e 88-të.  

FT: MILAN-KALJARI 4-1

Joviç 29′, 43′, Traore 50′, Leao 90+1′ / Aci 88′

KOMENTI LIVE: 

90+1′ GOOOOL MILAN 4-1/ Kuqezinjtë kompletojnë “pokerin” me Leaon që lëviz bukur brenda zonës teksa me të djathtën godet saktë duke përshëndetur rrjetën. (VIDEO)

90′ Akordohen 3 minuta shtesë

88′ GOOOOOL KALJARI 3-1/ Miqtë shënojnë golin e nderit me Acin që godet saktë nga distanca duke shtangur portierin Mirante (VIDEO) 

80′ Dy zëvendësimet e fundit te Milani, në fushën e lojës hidhen edhe 2 futbollistë të rinj, bëhet fjalë për Zerolin dhe Bartesaghin.

70′ Pioli kryen dy zëvendësime të tjera, largohet Romero dhe Traore, në vend të tyre Pulisiç dhe Leao.

61′ Zëvendësim te Milani, largohet Kalabria vendin e tij e merr Florenci.

50′ GOOOOL MILAN 3-0/ Kuqezinjtë realizojnë sërish me talentin Çaka Traore! 19-vjeçari përfiton nga një rrëmujë brenda zonës, teksa në afërsi të pikës së penalltisë godet saktë duke përshëndetur rrjetën. (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

43′ GOOOOOL MILAN 2-0/ Kuqezinjtë në avantazh të dyfishtë! Sërish Luka Joviç, pas shpërthimit spektakolar të Teo Hernandez, topi shkon te sulmuesi serb që nuk fal duke dyfishuar shifrat (VIDEO) 

29′ GOOOOL MILAN 1-0/ Luka Joviç kalon në avantazh kuqezinjtë! Sulmuesi serb godet saktë me të majtën brenda zonës pas asist të Teo Hernandez (VIDEO)

8′ Kundërpërgjigjet Milani, me Joviç, i cili del i vetëm përballë portierit, por tentativa e serbit ndalet nga gardiani Radunoviç. (VIDEO)

4′ Pritje fantastike e Mirantes që i mohon golin e avantazhit Petanjës. Start mjaft i mirë për miqtë e Ranierit (VIDEO) 

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet zyrtare

PANORAMASPORT.AL

You may also like