VIDEO/ Spektakël bardhezi, Juventusi keqtrajton me 6 gola Salernitanën e Pipo Inzagit dhe fluturon në çerekfinalen e Kupës

by admin
Spread the love

Juventusi ka shpartalluar me rezultatin 6-1 Salernitanën e Filipo Inzagit, në duelin e vlefshëm për raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë. Falë këtij triumf spektakolar, bardhezinjtë, arritën të siguronin një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës.  

Edhe pse miqtë kaluan të parët në avantazh që prej minutës së parë, “Zonja e Vjetër” arriti të reagonte mjaft mirë, duke përmbysur sfidën që në pjesën e parë me Miretin dhe Kambiason.

Ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës, torinezët u treguan të pamëshirshëm duke shënuar edhe 4 herë të tjera në portën e Salernitanës, ku spikat eurogoli i shënuar nga Ueah në minutën 90+1. Një gol me të vërtet spektalar ai i 23-vjeçarit amerikan.  

FT: JUVENTUS-SALERNITANA 6-1

Mireti 12′, Kambiaso 35′, Rugani 54′, Bron 75′ (autogol), Jildiz 88′ , Ueah 90+1  / Ikvumesi 1′

GOLI I UEAH: VIDEO

GOLI I JILDIZ: VIDEO

AUTOGOLI I BRON: VIDEO

GOLI I RUGANIT: VIDEO

GOLI I KAMBIASOS: VIDEO

GOLI I MIRETIT: VIDEO

GOLI I IKVUMESIT: VIDEO

FORMACIONET ZYRTARE:  

FORMACIONET

PANORAMASPORT.AL

You may also like