(VIDEO) Spasovski: Këtë vit kemi parandaluar 10.455 tentime për kalime ilegale të kufirit

by admin
Spread the love

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski  tha se këtë vit kanë  parandaluar 10.455 tentime për kalime të paligjshmetë kufirit, shumica e të cilave kanë qenë në kufirin jugor me Greqinë. Në një intervistë për gazetën gjermane “Neue OZ”, Spasovski tha se  këtë vit po shohin një trend prej gati 50% uljeje të tentativave për kalime të paligjshme krahasuar me vitin e kalua.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I BRENDSHËM

“Gjendja aktuale e kufijve tanë nuk është e krahasueshme me situatën e viteve 2015/2016. Gjatë asaj periudhe, më shumë se një milion njerëz udhëtuan përmes rrugës ballkanike për në Bashkimin Europian. Në Maqedoninë e Veriut kemi regjistruar 10,000 deri në 12,000 kalime kufitare në ditë. Sot, shifrat janë shumë më të vogla, por Maqedonia e Veriut mbetet një vend i rëndësishëm tranzit drejt vendeve anëtare të BE-së”.

I pyetur se nga cilat shtete janë migrantët që arrijnë në Maqedoninë e Veriut, Spasovski tha se një pjesë e madhe e tyre vijnë nga Maroku, Pakistani dhe Afganistani.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I BRENDSHËM

“Shumica e personave vijnë nga Maroku, Pakistani Afganistani. Kontrabanësit profesionistë i çojnë njerëzit përtej kufirit. Në Maqedoninë e Veriut, tetë muajt e parë, zbuluam 74 tentativa për të kontribuar 734 emigrantë. Ne ndjekim vazhdimisht kontrabandë dhe kemi ndjekur personalisht 68 persona për kontrabandë në tetë muajt e parë”.

Spasovski sqaroi se për shumicën e migrantëve, Maqedonia e Veriut është vetëm një vend transit drejt Evropës Perëndimore.  Ai sqaroi se pavarsisht origjinës së tyre ata  duan të shkojnë në vende të sigurta me një ekonomi të qëndrueshme si Gjermania, Austria dhe vendet skandinave. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like