(VIDEO) Skandali në onkologji, prokuroria të kërkojë bashkëpunim nga Kosova dhe Shqipëria

by admin
Spread the love

Ekipi i prokurorëve publikë dhe hetuesve nga Prokuroria Themelore Publike Shkup janë duke ndërmarrë veprime për t’i shqyrtuar pretendimet që fillimisht nxjerrin në pah bazat e dyshimit për krime të kryera kundër shëndetit të njerëzve dhe përvetësim në shërbim të Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, njoftuan nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE SHKUP

“Për të shqyrtuar pretendimet e tilla, nga Klinika janë siguruar materiale të shumta dëshmuese dhe dokumentacion deri në këtë pikë, i cili tashmë është objekt analize. Të dhënat nxirren me historitë e mjekimit të grupeve të pacientëve që kanë marrë terapi biologjike në Klinikë, si dhe historitë mjekësore të rreth 40 pacientëve të tjerë për të cilët kryhet kontroll i drejtpërdrejtë i të dhënave të trajtimit”.

Prokuroria Themelore Publike, duke shfrytëzuar kanalet për bashkëpunim ndërkombëtar dhe shkëmbim të informatave, do të kërkojë të dhëna nga organet kompetente në Kosovë dhe Shqipëri për pacientët nga ato shtete që janë trajtuar me terapi të caktuara në Republikën e Maqedonisë, si dhe për njohuri të mundshme për rishitjen e paligjshme të barnave për trajtimin e pacientëve me kancer në ato vende.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING




You may also like