(VIDEO) Sindikalistët e sistemit gjyqësor kërkоjnë rritje të pagave për 30 për qind

by admin
Spread the love

Me pankarta me mbishkrimet “Pagat europiane për ne dhe për ju”, Sindikata e Pavarur e Administratës së Gjyqësorit, së bashku me Sindikata e Pavarur e Policisë dhe Administratës së Burgjeve dhe Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë, sot të gjithë së bashku  para para Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë në Shkup kanë protestuar, duke kërkuar rritje të pagave për 30 përqind dhe të njejtit nuk pajtohen me pagesën e K-15, për nga 10.000 denarë.

Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Gjykatave,  Jasmina Veliçkova, tha se janë të indinjuar edhe nga qëndrimi i Ministrisë së Drejtësisë ndaj kërkesave të tyre.

JASMINA VELIÇKOVA, KRYETARE E SINDIKATËS SË PAVARUR TË ADIMINISTRATËS SË GJYKATAVE

“Në periudhën prej 1 janar 2023 e deri më sot, paushall janë paguar  13 milionë denarë, për 12 muaj do të ishte shuma prej 39 milionë denarë nga një paushall. Me vendime të formës së prerë në vitin 2022, në buxhetin e Gjykatës Penale për gjoba janë ndarë 82.597.000 denarë”.

Veliçkova tha se në 5 vitet e fundit nuk ka asnjë denar rritje të pagave për punjonësit e gjykatave.

Protestuesit janë të prerë se nëse nuk merret parasysh kërkesa e tyre do të protestojnë duke bllokuar rrugë dhe duke mos lëshuar vërtetime për mosdënim dhe dokumente të tjera. Ata informojnë se protesta e tyre do të vazhdojë çdo ditë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like