(VIDEO) Shtyrja e afatit të pasaportave, presidenti Pendarovski do të bisedojë me presidenten greke

by admin
Spread the love

Dokumentet personale, respketivisht pasaporta është e nevojshme për udhëtim jashtë vendit, por duhet të arrihet marrëveshje me Greqinë, pasi ajo është një nga destinacionet e preferuara të udhëtimit të qytetarëve tanë. Kështu tha kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, në lidhje me prolongimin e datës për ndërrimin e dokumenteve presonale. Kovaçevski tha se, ndrrimi i dokumenteve bëhet si rrjedhojë e  Marrëveshjes së Prespës, dhe Maqedonia e Veriut është e detyrar që deri në muajin shkurt dokumetet personale të jenë me emrin e ri kushteutes, por megjithatë potencoi se për shtyerjen e afatit duhet patjetër të kenë konsenzus me Greqinë.

Dimitar Kovaçevski

“Ne më hyrjen në NATO, me nënëshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, dhe  me ndryshimet kushtetuese që janë bërë, jemi të  detyruar si shtet që më 12 shkurt dokumentet për udhëtim të jenë me emrin e ri kushteutes. Nuk kam biseduar me autoritetet greke. Presidenti i shtetet ka marrë detyrë që të bisedojë me presdenten e Greqisë. Kemi bisedime që udhëhiqen edhe në bazë të ministrave.

Në lidhje me iniciativën e partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, të cilët kërkojnë që të shtyhet afati deri më 28 shkurt për ndërrimin e dokumenteve të udhëtimit, Kovaçevski tha se nuk e hedhë poshtë si mundësi, por në fund vendosë Gjykata Kushtetuese.

Dimitar Kovaçvski

“E kam parë iniciativën e VMRO-DPMNE që e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese. Nuk e hedh poshtë këtë iniciativë, nuk shohë arsye që ta hedhë posht, por në fund ky është vendim i Gjykatës Kushtetuese”.

Kryeministri në fund tha se janë bërë përpjekje mbinjërozore nga punjonjësit e MPB-së, ku janë ndërruar 1.2 milionë pasaporta, që sipas tij puntorët kanë punuar edhe në ditë festash dhe të dielave. Por, megjithatë ky është një proces që duhet të përfundojë.

Kujtojmë se, në bazë të Marrëveshjes së Prespës, të gjitha dokumentet personale duhet të ndërrohen deri më 12 shkurt të këtij viti.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING



You may also like