(VIDEO) Shtabi i Pendarovskit: A është VMRO prapa lajmeve të rreme që po përhapin gjuhën urretje?!

by admin
Spread the love

Qëndrimi i Stevo Pendarovskit  është si plastelinë, pak presion bullgar dhe ai ndryshon menjëherë. Kështu akuzojnë presidentin e vendit, nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. Ata i rikujtojnë Pendarovskit se ka deklaruar se ishte “absurde” ndryshimi i Kushtetutës dhe i njejti ka pohuar  sipas VMRO-së, se qëndrimi i Bullgarisë për ndryshimin e Kushtetutës ishte ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut.  Sipas tyre, ai ishte zgjedhur dhe paguar për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e shtetit si kompetenca të tij kushtetuese, por siç thonë nga opozitarja, i pari i shtetit  i harroi.

VMRO-DPMNE

“Stevo Pendarovski shkeli dinjitetin e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Ai harroi shpejt atë që po thoshte dhe ndryshoi qëndrimin e tij me 180 shkallë. Ai befas u bë propozuesi kryesor i ndryshimit të Kushtetutës me kërkesën dhe presionin e Bullgarisë. Me të drejtë populli thotë se ne nuk kemi shtet, me Pendarovskin president, shtetitin  po e humbasim çdo ditë, është koha ta kthejmë”.

Në anën tjetër, i mënjëhershëm ka qenë reagimi nga shtabi zgjedhor i presidentit Pendarovski. Sipas tyre, pikërisht VMRO-DPMNE, nuk deklarohet publikisht të infromojë opinionin se kush qëndron prapa lajmeve të rreme,  që po përhapin gjuhën urretje në rrjetin social X. Nga Shtabi zgjedhor i presidentit thojnë më tej se po këto profile kanë vite që përhapin qëndrime antishqiptare dhe antiperëndimore.

SHTABI ZGJEDHOR I PRESIDENTIT STEVO PENDAROVSKI

“Ndonëse VMRO-DPMNE-ja pretendon se nuk do të bëjë fushatë të zezë kundër presidentit Pendarovski, megjithatë çdo ditë publikojnë video manipuluese në të cilat deklaratat e presidentit Pendarovski janë nxjerrë jashtë kontekstit. Pothuajse, identike me postimet në rrjetin X. VMRO-DPMNE duhet t’i përgjigjet opinionit nëse qëndron pas këtyre profileve dhe nëse janë ata autorët e fushatës së zezë kundër presidentit Pendarovski në rrjetet sociale. Retorika e përdorur nga këto profile të kujton retorikën e VMRO-DPMNE-së me të cilën partia në mungesë të argumenteve pa bazë sulmon presidentin Stevo Pendarovski”.

Reagim të njejtë kanë bërë edhe nga partia në pushtet LSDM. Deputetja e kësaj partie, Daniela Koleva, tha se zgjedhja para qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale është mes luftës për një të ardhme evropiane me LSDM-në ose ngecjes në izolim me DPMNE-në. Sipas saj, vota për Siljanovskën-kanditate e VMRO-së për Presidentë, është votë për kthim prapa dhe votë për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian.

DANIELA KOLEVA,DEPUTETE E LSDM-së

“Ne nuk kemi nevojë për një president që do të dëgjojë zërin e Pallati i  Bardhë dhe do të jetë i shurdhër ndaj nevojave të qytetarëve. Nuk duhet të lejojmë që politikat destruktive të Pallatit  të Bardhë të kalojnë në zyrën presidenciale. Prandaj, në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do t’i japin mbështetje të fortë Pendarovskit.Qytetarët do t’i thonë JO izolimit dhe PO Evropës”.

Sipas Kolevës, Siljanovska në katër vitet e fundit si deputete e VMRO-DPMNE-së i ka përkrahur bllokadat e Kuvendit të Maqedonisë dhe rrugën evropiane të vendit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like