(VIDEO) Shërbimi Europian kundër mashtrimit me 18 hetime në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Subjekte të ndryshme nga Maqedonia e Veriut janë pjesë e hetimeve që i bën Shërbimi Evropian kundër Mashtrimit (OLAF) për keqpërdorim të mjeteve nga fondet evropiane në vend, tha sot në Manastir ambasadori evropian David Geer. Ai konfirmoi se nga 36 hetime në Ballkanin Perëndimor, 18 kanë të bëjnë me keqpërdorimin e fondeve evropiane në Maqedoni.

DAVID GEER, EUROAMBASADOR

“Kjo tregon se sa seriozisht afrohet dhe kontrollon BE-ja se si shpenzohen paratë e taksapaguesve evropianë në këtë vend. OLAF është një organ serioz hetimor. Unë e konfirmoj atë shifër, por nuk mund të hyj në të dhe as nuk di detajet e hetimeve që janë bërë. Por mund të konfirmoj se ka një kontekst tjetër të strukturave që lidhen me ato raste, subjekte të ndryshme që janë pjesë e këtyre hetimeve”.

Geer shtoi se në rast se këto hetime konstatojnë dyshime për veprimtari kriminale, rastet do t’i përcillen Prokurorisë Publike në vend dhe BE-ja do të presë që prokurori publik të ndërmarrë veprime me kohë që do t’i monitorojë nga afër.

“Njerëzit që abuzojnë me paratë e taksapaguesve evropianë, abuzojnë edhe me qytetarët e këtij vendi”, shtoi Gir, i cili promovoi projektin për ajër të pastër në Manastir. /SHENJA/

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like