(VIDEO) Sërish prishje, Termocentrali në Manastr nuk prodhon rrymë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Termocentrali i Manastirit nuk prodhon energji elektrike për shkak të një defekti të ri që kishte në bllokun 1, ndërkaq, blloqet 2 dhe 3 të  termocentralit ka kohë që nuk punojnë.

Maqedonia e Veriut po harxhon energji elektrike nga rrjeti i transmisionit, për çka ka marrë disa paralajmërime nga Rjeti Evropian i Energjisë.

Nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut informojnë se përshkak të një defekti në Bllokun 1, I cili  nuk kishte mundsi të riparohej derisa termocentrali ishte në funksion, mbrëmë në orën 03:00, Blloku 1 është shpëkutur nga rrejti elektrik. Ata theksojnë se kjo mbyllje është me qëllim që të të riparohet gypi I dëmtuar. Sipas Elektranave defekti pritet të riparohet deri në mbrëmje ndërkaq paralajmërohet rikthimi i plot i funksionimit të bllokut. “Po punohet edhe për aktivizimin e Bllokut 2 i cili ishte në riparim dhe pritet që ky impiant të jetë në rrjet deri në fund të javës”, thuhet në komunikatën e Elektranave, ku sqarohet se kanë kapacitet për të plotësuar nevojat për energji elektrike, respektivisht kanë rezerva për raste të ndërprerjeve të tilla të shkurtra.

Nesër një komision i drejtuar nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do t’i kërkojë Qeverisë shpalljen e gjendjes së krizës energjetike.  Megjithatë, ekspertët u bëjnë thirrje autoriteteve që të hartojnë menjëherë një plan për të përballuar krizën energjetike.

Termocentrali I Manastuirit shpesh herë ka defekte dhe ndërpretrje të punës së ndonjërit prej blloqeve që prodhojnë energji elektrike. Të premten në REK Manastir shpërtheu një zjarri cili shkaktoi  dëme të rënda në transformatorin e bllokut 3. Elektranat informuan se blloku 3 nuk do të përdoret për prodhimin e energjisë elektrike por blloku 2 do të rifillojë punën.  Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like