(VIDEO) Sekretari i ërgjithshëm i qeverisë, Muhamed Zeqiri e kaloi natën në Shutkë

by admin
Spread the love

Ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri, natën e kaloi në burgun e Shutkës. Kjo pasi, gjykatësja e procedurës paraprake i caktoi Zekiriti 30 ditë paraburgim, si masë më të rreptë, sepse sipas njoftimit të gjykatës, egzistonte rreziku nga arratisja, shkatërrimi i gjurmëve ose ndikimi tek dëshmitarët, si dhe rreziku që ta përsërisin veprën penale. Pas këtij vendimi, me përcjellje policore mbrëmë vonë, ai u dërgua në burgun e Shutkës.

Prokurorja e lëndës Katerina Kollareviq, në pyetjen se a dihet ku kanë mbetur paratë, tha se në këtë moment nuk mund ta thonë këtë dhe theksoi se hetimi ka nisur një natë më parë në bazë të dokumentacionit të grumbulluar në procedurën parahetimore muajt e kaluar. Se a mund të jenë dërguar paratë jashtë vendit, prokurorja tha se gjurmët do t’i verifikoj inteligjenca financiare.

Katerina Kollareviq, prokurore

“Ka drejtori për inteligjencë financiare e cila po mundohet ti verifikoj gjurmët se si kanë lëvizur paratë. Kur të kemi ndonjë provë konkrete, do ju informojmë”.

Pas njoftimit të prokurorisë se kanë nisur hetimet dhe pas publikimit të emrit të tij në media, ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë dha dorëheqje të parevokueshme dhe njoftimin për këtë e bëri në facebook.

Në anën tjetër, kryeministri Dimitar Kovaçevski, u shpreh se e pranon dorëheqjen e Zekirit sepse siç tha ky është akt i përgjegjësisë politike dhe porositi se pret hetim transparent dhe të pavarur nga prokuroria dhe organet gjyqsore. Zekiri dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyratre dhe autorizimit. Me të, të akuzuar janë edhe dy shtetas kroat, të ciët dyshohet se i kanë ndihmuar. Edhe ndaj tyre është caktuar masë paraburgimi, por për momentin ata janë të pa kapshëm për organet e rendit. Sipas njohurive të MPB-së, këta dy shtetas kroat janë jashtë RMV-së.

Prokuroria dyshon se Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022, ka lidhur kontratë për shërbime konsulence me një kompani që kap vlerën e përgjithshme prej rreth 941, 985 euro, që është rreth 147,000 më shumë se shuma e paraparë, pa procedurë të prokurim publik.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like