(VIDEO) Sasho Mijallkov shpëtoi edhe nga një dënim

by admin
Spread the love

Ndryshimet e Kodit Penal, po zbrazin listën e lëndëve gjyqësore të hapura nga ish PSP-ja. Vjetërsim i lëndës u vërtetua edhe për rastin gjyqësor “Titanik2” që ka të bëjë me parregullsi zgjedhore, pas çka ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, shpëton edhe nga një përndjekje penale.  Gjykata e Apelit bëri të ditur se e hedh poshtë aktakuzën kundër ish-drejtorit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov për  këtë rast. Kurse të akuzuarit  e tjerë, përfshirë edhe kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi dhe ish anëtarët e Komisionit Zgjedhor Sasho Sërcev, Bedredin Ibraimi dhe Vlatko Sajkoski, denimet për ta u ulën, nga 2 vite burg, u zëvendësuan me denime me kusht.

Mijalkov paraprakisht shpëtoi nga përndjekja penale edhe në rastin “Target-Fortesa”.

Njëkohësisht, sot u vjetërsua edhe tjetër proces gjyqësor. Edhe rasti “Toplik”, me të akuzuar kryesor Mile Janakieski, bie në grupin e rasteve gjyqësore që anulohet përndjekja penale. Ky rast që ka të bëjë me shitjen e tokës ndërtimore për ndërtimin e vendbanimit Sonçev Grad në Sopishtë, ku i akuzuari i parë ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, në procesin e parë gjyqsor ishte denuar me 3 vite burg, kurse të dyshuarit e tjerë Dimitar Dimovski, Marica Taseva, Dimitar Gaçev dhe Vesa Tomçevska, kishin marrë denime me kusht, vjetërsohet lënda dhe bien poshtë denimet e tyre.

Gjykata Themelore Penale Shkup

“Pas ndryshimeve në Kodin Penal, prokurori publik ka hequr dorë nga ndjekja e mëtutjeshme e të akuzuarëve për shkak të vjetërimit në kuptim të nenit 352 të Ligjit për Procedurën Penale, për të cilin gjykata pas marrjes së vendimeve përkatëse me shkrim do t’i dërgojë tek palët”.

Janakieski ka shpëtuar edhe në rastet “Talir”, “Trajektorja”. Ndërsa aktualisht është duke vuajtur dënimin me burg prej tre vjet e gjashtë muaj për rastin “Titanik”.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like