(VIDEO) Rrokulliset një kamion me targa të RMV-së në autostradën “Arbër Xhaferi”, humb jetën shoferi

by admin
Spread the love




Një kamion është rrokullisur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”, raporton Indeksonline.

Vetaksidenti i kamionit ka përfunduar me fatalitet, me vdekjen e shoferit të tij.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Lidhur me njoftimin e mëherëshëm për aksidentin në autostradë, u njoftojmë se ekipi mjekësor ka konstatuar se drejtuesi i i kamionit është pa shenja jete”.

Krasniqi ka dhënë detaje edhe se si ka ndodhur aksidenti.

“Në ora 15:40, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, kilometri i 14-të drejtimi Ferizaj-Prishtinë. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion) i cili ka përfunduar jashtë autostradës”.

Në anën tjetër, burime të Indeksonline bëjnë me dije se kamioni ka qenë me targa të Maqedonisë së Veriut, ndërsa viktima e këtij aksidenti, shoferi i kamionit, ishte nga Maqedonia e Veriut/Indeksonline/

VIDEO: https://bit.ly/3rshuZT


You may also like