(VIDEO) Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut arriti në 600 euro

by admin
Spread the love

Është rritur paga mesatare në Maqedoninë e Veriut.  Kështu njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika. Sipas tyre, paga mesatare neto në muajin prill është 36.134 denarë dhe është rritur për 14,6 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar në disa sektorë.

ENTI SHTETËROR PËR STATISTIKA

“Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (28,1 për qind), Aktivitetet e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (21,7 për qind), dhe objektet akomoduese dhe aktivitetet ushqimore (17,8 për qind).

Ndërkaq, rritje krahasuar me muajin paraprak është vërejtur edhe në sektorët, siç janë,  Aktivitete financiare dhe sigurime (14.7 për qind), Furnizimi me energji elektrike, gaz (13.2 për qind) dhe veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (12.5 për qind). Ndërkaq, paga mesatare bruto është 54.177 denarë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like