(VIDEO) Regjistrohen tri raste me “stelt omicron”

by admin
Spread the love




Autoritetet  shëndetësore në vend kanë regjistruar tri  raste me nënllojin “Stelt Omicron”.

Nda Instituti I Shëndetit Publik  informuan se të dhënat e mara nga  laboratori i virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë  këtij institucioni treguan se me nën llojin e ri të Omicronit të ashtuquajtur “Stelt” janë infektuar dy persona nga Shkupi dhe një nga Strumica.

MSH-ja njofton se është bërë sekuencimi I 41 mostrave pozitive të SARS-CoV-2, prej të cilëve 35 kanë qenë infektime me “Omicron”, ndërsa tek tre monsta është zbuluar variant “Stelt” I Omikronit.

Në Maqedoninë e Veriut ende qarkullon varianti “Delta”, I cili  është zbuluar tek tri mostra nga pacientët që kanë rezultuar pozitiv.

Kohë më parë Organizata Botëror e Shëndetësisë informoi se nën lloji “Stelt Omicroni” është zbuluar në 57 vende. Para disa ditëve ky nënlloj ishte zbuluar në Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi.

Sipas simptomave, ky variant  i Omikronit është më infektues dhe përhapet më shpejt, por gjithashtu paraqitet me pasqyrë më të lehtë klinike. /SHENJA/

 

 


You may also like