(VIDEO) Raporti i OKB-së: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë të lumtur

by admin
Spread the love

Finlanda forcon pozicionin e saj si vendi më i lumtur në botë, duke fituar titullin për të shtatin vit radhazi, sipas një raporti të publikuar të mërkurën nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sipas Raportit të OKB-së për lumturinë qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë të lumtur. Maqedonia e Veriut renditet në  vendin e 84, ku të rinjtë nën 30 vjeç në vend janë disi më të lumtur dhe pozicionohen në vendin e 67.

Sa I përket vendeve të rajonit, Sllovenia është ndër më të lumturat, dhe gjendet në  vendin 21, Kosova në vendin e 29, Serbia në vendin e 37, Kroacia vendin e 63, vijon Greqia në vendin e 64, BeH-65, Mali i Zi 76, Bullgaria në vendin e  81, Shqipëria në vendin e 87-të, Turqia rradhitet e 98.

Sipas raportit të OKB-së, vendet Skandinave qëndrojnë në krye të renditjes globale, ndërsa në top 20 hyjnë edhe Kosta Rika dhe Kuvajti.

OKB

“Në krye të renditjes globale qëndrojnë vendet skandinave, të ndjekura nga Danimarka, Islanda dhe Suedia. Ndër fuqitë kryesore në BE, Gjermania është në vendin e 24 dhe Franca në vendin e 27. Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë në top 20 për herë të parë në më shumë se 10 vite, pasi kanë rënë në vendin e 23. Kosta Rika dhe Kuvajti hyjnë në top 20  duke u renditutr në vendet e dymbëdhjetë dhe të trembëdhjetë”.

Ndër dhjetë vendet e para, vetëm Holanda dhe Australia kanë më shumë se 15 milionë banorë. Ndër njëzet më të mirat, vetëm Kanadaja dhe Britania e Madhe kanë më shumë se 30 milionë banorë.

Raporti Botëror i Lumturisë është një Indeks i Lumturisë i publikuar nga Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara çdo vit që nga viti 2012. Ai bazohet në vlerësimin e njerëzve për lumturinë e tyre, si dhe në të dhënat ekonomike dhe sociale. Raporti shqyrton gjashtë faktorë kyç si,  mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, mirëqenien dhe mungesën e korrupsionit. /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like