(VIDEO) Rajoni juglindor i Maqedonisë së Veriut më i zhvilluari në Europë

by admin
Spread the love

Pesë rajonet më pak të zhvilluara në Europë sipas Indeksit të Zhvillimit Njerëzor janë në Ballkan dhe në Moldavi, ndërsa rajoni Juglindor i vendit, me indeks zhvillimi 0,722 është zona më pak e zhvilluar në të gjithë Europën.

Sipas indeksit të zhvillimit njerëzor, zonat më të zhvilluara të Europës ndodhen në gjysmën perëndimore të kontinentit, ku Zyrihu i Zvicrës ka indeksin më të lartë të zhvillimit – 0,989.

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor është një indeks i përbërë i UNDP-së dhe përdoret për të matur zhvillimin e një vendi, bazuar në treguesit e jetëgjatësisë, arsimit dhe të ardhurave për frymë banori. Ky indeks zakonisht llogaritet në nivel kombëtar dhe Laboratori Global i të Dhënave i Universitetit Holandez Nijmegen Radbaud e ka llogaritur atë në nivel rajonesh sipas shteteve për vitin 2021.

Bazuar në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor, Europa është kontinenti më i zhvilluar në botë, me të gjitha rajonet me rezultate shumë të larta.

Pas rajonit juglindor të vendit, rajoni i dytë më i pazhvilluar i Evropës gjendet në Bullgari – Rajoni Veriperëndimor me indeka 0,739, i ndjekur nga Rajoni Qendror (Moldavi). Rajoni I katërt më I pazhvilluar në Europë gjendet sërish në Maqedoninë e Veriut dhe ai është Rajoni Verilindor me indeks zhvillimi  0,742, ndërsa I pesti në radhë është rajoni I Gjilanit në Kosovë  me indeks zhvillimi  0,743.

Pavarësisht këtij pozicioni në Evropë, këto rajone kanë një rezultat të lartë, veçanërisht nëse krahasohen me pjesën tjetër të botës.

Ndërkaq,  zonat më të zhvilluara të Europës ndodhen në Zvicër – Cyrih, Norvegji – Oslo, Britani e Madhe – Londër, Gjermani – Hamburg dhe Suedi – Stokholm. /SHENJA/

You may also like