(VIDEO) Qyteti i Shkupit, tërhiqet pika për ndërrimin e emrave të rrugëve

by admin
Spread the love

Pika për tërheqjen e vendimit për ndërrimin e emrave të rrugëve është hequr nga rendi i ditës në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Nënkryetarja Bujare Abazi shpjegon se vendimi për ndërrimin e emrave ka thyerje ligjor për shkak se me 1 prill ka qenë procesi i regjistrimit, ndërsa Ligji për Regjistrim thotë se duhet së paku një vit përpara regjistrimit duhet të ndalohen të gjithë proceset e ndërrimit të emrave, për arsye se kanë implikim të drejtpërdrejtë në proces.

BUJARE ABAZI-NËNKRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Nga kjo shihet qartë se ky dokument nuk është valid. Ky dokument sot e kësaj dite ka mbetur në Regjistrin Qendror. Pra këtu kemi një ngërç, të cilën qeveria lokale e atëhershme LSDM-BDI kishte sjellë vendim, dhe i cili vendim sot stopohet prej pushtetit qendror. Ne duam që këtë propozim ta bëjmë real, ngase nuk është i tillë, dhe i ngjan më tepër si ato shkollat që kishin vit me radhë që kishin dy emra, njërin në dokument dhe njërin që e thonim mes nes”.

Ajo me tej bën apel që ky dokument të zhbllokohet në Regjistrin Qendror dhe që ndërrimi i emrave të mos mbeten vetëm në letër.

Marija Andonovska, këshilltare në qytetin e Shkupit nga radhët e VMRO-DPME-së, e cila dje porpozoi “Vendimin për shfuqizimin e vendimit për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit”, fajin e hedh tek kryesia e mëparshme e Qytetit të Shkupit.

MARIJA ANDONOVSKA-KËSHILLTARE NË QYTETIN E SHKUPIT-VMRO-DPMNE

“Ky është vendim, që u miratua nga përbërja paraprake dhe para zgjedhjeve dhe kjo gërshetohet me procedurat e caktuara ligjore dhe e njëjta u ngujua në regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë. Përveç asaj se u miratua në mënyrë joadekuate dhe në kohë joadekuate, sipas informatave me të cilat disponojmë, i njëjti ka edhe një sërë parregullsish, të a.q. paqartësi dhe mungon dokumentacion i caktuar për këtë vendim”.

Fillimisht, kjo deklaratë e këshilltares nga radhët e VMRO-së shkaktoi reagime të shuma dhe më shumë u interpretua si përpjekje e pushtetit të ri në Qytetin e Shkupit për të anuluar vendimin për emërimin e rrugëve me emra të personaliteteve shqiptare. Por, më pas situata është bërë më e qartë dhe nga përfaqësuesit e pushtetit në Qytetin e Shkupit interpretohet si përjekje për të zgjidhur një ngërç në procedurat shtetërore.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like