(VIDEO) Qytetarët shprehin dhimbje për tragjedinë

by admin
Spread the love

Një ditë  e zymtë, shumë dhimbje e lot. Kthimi i viktimave pranë familjeve, ka prekur çdo qytetar. Te sheshi Skënderbe u vendosën lule në nder të viktimave, ndërsa qytetarë të shumtë ishin mbledhur atje për të bërë nderimet e fundit për ata që ndërruan jetë në aksidentin në Bullgari. Disa i kishin  të njohur personat që nuk jetojnë më, e disa jo, por dhimbjen po e përjetonin njëlloj. Mirëpo ata nuk besojnë se do të zbardhen shkaqet që kanë çuar deri tek kjo tragjedi.

“Kena ardhur për këtë rastin që ka ndodhur. Familjarëve i japim ngushëllime, ato inshallah Zoti në xhenet…shumë na kanë prekur, me të vërtetë…një Ibrahim prej Gazi Babe, ai i ka falur 5 kohë namaz, ka qenë musliman i vërtetë, ka qenë shumë njeri i mirë. Edhe këto bineqët 4 vjeçarë, edhe ato më kanë prekur shumë. Allahu sabrin familjes e këto inshallah Zoti në xhennet. Është rast i rëndë, por është caktim i Zotit. Duhet të bëjmë durim”.

Qytetar:

“Shoh shumicën personalisht, shpreh ngushëllime të thella për këtë tragjedi, e cila është shumë e rëndë, se mbaj mend shumë tragjedi që kanë ndodhur te ne me autobusë dhe me aeroplanë, por kjo është më e rënda, nga të gjitha. Shkaku është se këtu kemi shumë qytetarë të vegjël, fëmijë….Unë vjet kam qenë me familjen time, 8 antarëshe….Sikurse nuk janë zbardhur asnjë shkak deri tani nga tre avionët e rrëzuar, nga 3 autobusët, i Llaskarcës, ky, edhe ky nuk do të zbardhet, se nuk ka përgjegjësi, nuk ka kompensim në këto vepra që bëhen”.

Qytetar:

“I kam kojshi, të Nerezit të poshtëm, por unë sot qaj për ato fqinj. Më ka ardhur shumë keq, ato nëna së bashku me vajzën, vajza 20 vite i ka pasur, shkuan. I kam fqi të afërt. Kam qenë njëherë aty dhe nuka kam mundur të shkoj”.

Ndërkaq, ceremonia e vendosjes së luleve në shesh, ishte paraparë të bëhej nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like