(VIDEO) Qytetarët bëhen gati për pushime edhe pse çmimet janë të larta

by admin
Spread the love

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë vendosur që edhe përkrah çmimeve të larta, pushimet e tyre verore ti bëjnë në vende të ndryshme, disa brenda vendit e disa të tjerë jashtë vendit. Qytetarët e intervistuar nga Shqip, thonë se këtë vit kostoja e pushimeve verore do t’iu kushtojë më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Por, ky fakt nuk i ndalon ata që ta shfrytëzojnë verën për pushime.

QYTETARJA

Po, po do të shkoj. Çmimet janë pak më të larta nga viti I kaluar, me aq sa jam e informuar. Dua të shkojë se është koha e mirë në Greqi”

QYTETARJA

“Po, në Turqi do të shkojë.  Çmimet janë më të larta nga viti i kaluar”

QYTETARI

“Sigurisht që do të shkojmë. Ende nuk kemi vendusr se ku do të shkojmë. Mendoj se çmimet këtë vit janë më të larta, por është normale duke pasur parasyshë rrethanat globale”

Kishte prej atyre që pushimet verore i kishin kryer edhe më herët, pasi nga fillimi i korrikut çmimet do të jenë të larta, ndërsa kishte të tjerë që nuk preferonin të udhëtonin diku për pushime.

QYTETARI

“Unë isha tani, isha në Ohër dhe Prespë. Kam kaluar shumë mirë dhe pushova. Çmimet tani ishin të lira, ndërsa nga 1 korriku do ti rrisin, do të jenë dyfish”

QYTETARJA

“Në pushim jo, unë jo,  nuk dua të udhëtojë, kamë vështirësi në udhëtime”

QYTETARJA

“Kam detyrime, do të shkojë por në shtator. Nëse është kështu koha sigurisht në Ohër nuk do të shkojë. Gjithçka do të varet nga koha, nëse do të ketë diell, pasi nësë është ftohët nuk do të shkojë të rri në dhomë, nëse është koha ngrohët do të shkojë në Greqi katër- pesë ditë.”

Nga agjencitë turistike, thonë se edhe këtë vit ka interesim të qytetarëve që kanë zgjedhur vende të ndryshme si destinacionin e tyre për pushim, ndërsa më i preferuari është qyteti i Antalisë në Turqi.

LIRIDONA ISLAMI, NGA AGJENCIA TURSITIKE 02:52-03:30

Interesim ka shumë, për shkak që prej Shkupit ka destinacione edhe të reja për këtë vit për pushime siç është: Tunisi, Qiproja, Antalija, Bodrumi, Egjipti. Çmimet janë më të shtrejta se vitin e kaluar, sidomos Turqia ka çmime më të shtrejta. Egjipi ka oferta shumë të lira, domëthën varet nga buxheti I udhëtarëve të cilët ata kanë kursyer për pushime”.

Edhe agjencitë thanë se interesimi i qytetarëve për pushimet e tyre verore, në dallim nga viti i kaluar është më i pakët. Për këtë sipas tyre ka ndikuar koha dhe çmimet e larta.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like