NJU JORK – OKB voton sot draftrezolutën për t’u dhënë palestinezëve të drejta më të mëdha përfaqësimi

by admin
Spread the love

NJU JORK, 10 maj /ATSH-DPA/- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë sot për t’u dhënë palestinezëve të drejta më të mëdha përfaqësimi dhe pjesëmarrjeje në organin më të madh të OKB-së.

Draftrezoluta i jep Palestinës të drejta më të mëdha për të marrë pjesë në seancat e Asamblesë së Përgjithshme, por nuk i jep asaj të drejta të rregullta votimi.

Miratimi i rezolutës ka të ngjarë të rrisë presionin për t’i dhënë Palestinës anëtarësimin e plotë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e njohu Palestinën si shtet vëzhgues në vitin 2012, pavarësisht rezistencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Palestina dhe Vatikani janë dy shtetet e vetme joanëtare me statusin e vëzhguesit në organ.

Rezoluta, e cila u prezantua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por e hartuar nga palestinezët, ka qenë një burim mosmarrëveshjeje në selinë e OKB-së në Nju Jork për javë të tëra.

Në dokument thuhet se Asambleja e Përgjithshme ka përcaktuar se “Shteti i Palestinës (…) duhet të pranohet në anëtarësim në Kombet e Bashkuara.

Ai rekomandon gjithashtu që Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i cili ka pushtetin vendimtar mbi anëtarësimin në OKB, “të rishqyrtojë çështjen në mënyrë të favorshme”.

Lëvizja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me 193 anëtarë në Nju Jork, e cila vjen në sfondin e luftës së vazhdueshme në Rripin e Gazës, është gjithashtu një reflektim i opinionit ndërkombëtar për konfliktin në Lindjen e Mesme.

Diplomatët e OKB-së besojnë se rezoluta do të arrijë lehtësisht shumicën e nevojshme prej dy të tretave të të gjitha votave të hedhura në Asamblenë e Përgjithshme.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like