(VIDEO) Qeveritarët ia përsërisin VMRO-së kushtin e papranueshëm për ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani i bën një ofertë publike VMRO-DPMNE-së.  I kërkon që të caktoj datat e zgjedhjeve edhe parlamentare edhe presidenciale, por fillimisht t’i votojnë ndryshimet kushtetuese. Në të kundërtën, thotë Osmani, zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt.

Bujar Osmani, ministër i Jashtëm

“Nëse i votojnë ndryshimet kushtetuese, do ta lëmë që ato të të vendosin kur të mbahen zgjedhjet, kur të dojnë sot, nesër, pasnesër, menjëherë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese. Mendoj se kjo është ofertë fer nga ana jonë. Në të kundërt ato do të mbahen në terminet e rregullta dhe mbeten çështjet e kalkulimeve teknike logjistike, e jo vlerësimet politike. Vlerësim politik, është kjo ofertë”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski një ditë më parë kërkoi nga Qeveria që të caktoj datë për dy palë zgjedhjet, të cilat do të mbaheshin në mes dy festave më të mëdha fetare Pashkët dhe Ramazani. Ai shtoi se pushteti do të përjetoj disfatë dhe debakël të tmerrshëm nga qytetarët.

Mickoski po ashtu ka shtuar se është e turpshme që përmes mediumeve dakordohen për data të zgjedhjeve.

Ndërkaq, kryeministri Kovaçevski ditë më parë deklaroi se data e zgjedhjeve duhet të caktohet nga grupet e punës të të gjitha partive dhe jo vetëm nga dy parti.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like