(VIDEO) Qani Nesimi kundërshton shkarkimin e tij nga reisi Shaqir Fetai

by admin
Spread the love

Myftiju i Tetovës Qani Nesimi, i rrethuar nga disa hoxhallarë, sot ka mbajtur një konferencë për media, nga ku ai tha se shkarkimi i tij nga ana e Bashkësisë Fetare Islame apo më saktësisht nga kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu, është i padrejtë, antikushtetuese dhe antiligjore. Me zë të lartë dhe tejet i nërvozuar, Nesim i në formë të pyetjeve drejtoi një sërë akuzash për Shaqir Fetahun. Ai thotë se Fetahu U.D e ka emëruar një person tjetër, që siç thot ai, bie ndesh me Kushtetutën e BFI-së.

QANI NESIMI, MYFTI I TETOVËS

“Ai me veprimet e tij të paligjshme thellon çdo ditë krizën dhe krijon një situatë të tensionuar, të padurueshme dhe prishje të marrëdhënieve ndërnjerëzore në radhët e BFI-së, e gjithë kjo me synimin për të shmangur përgjigjen para Rijasetit për pyetjet tashmë të diskutuara dhe të hapura dhe atë për:  1. mandatin e tij, gjegjësisht Reisit, pas plotësimit të kushteve ligjore për pension,2. mos deklarimin e tij publik se nuk ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete të ish-sistemit të ashtuquajturës UDBA të famshme, pas akuzave të rënda me fakte nga një ish i burgosur politik, profesor i nderuar i teologjisë islame nga Kosova që ishte i spiunuar nga Shaqir Fetai”.

Qani Nesimi, më tej akuzonë Fetahun se ka sajuar një puç në këtë muftini, në mesnatën e 21 majit 2023. Sipas tij, në mënyrë të paligjshme me sigurinë policore, Reisi ka tentuar të shkarkojë 5-pesë anëtarë të Rijasetit.

QANI NESIMI,MYFTI I TETOVËS  

 “Për grushtetin (puçin) e sajuar në mesnatën e 21 majit 2023, në mënyrë të paligjshme me sigurinë policore, ka tentuar të shkarkojë 5-pesë anëtarë të Rijasetit, të gjitha me qëllim ndryshimin e strukturës së Rijasetit si organ votues, i cili si organ kushtetues ndër të tjera zgjedh dhe shkarkon Reisul Ulemanë në përputhje me nenin 36 paragrafi 1 pika 1, citoj: Rijaseti propozon, zgjedh dhe shkarkon Reisul Ulemanë. Shaqir Fetai, pas presionit nga anëtarët e Rijasetit, ishte koha që tashmë tu përgjigjet arsyeve të sigurisë së fortë personale policore dhe për të hedhur poshtë akuzat e dhjetëra mijëra eurove dhuratë, për ofrimin e sigurisë së madhe policore dhe shoqërimit, për të demonstruar forcë në radhët e BFI-së, duke theksuar se sipas Shaqir Fetait, në dy raste i është refuzuar kërkesa nga MPB për siguri policore. Duke i kujtuar atij se në përputhje me nenin 61 të Kushtetutës së BFI-së, “Resisul Ulema përgjigjet para Rijasetit”.

Duke folur për myftininë e emëruar nga ana e Bashkësisë Fetare Islame, Qani Nesimi e quajti tradhtarë dhe I kapur nga Shaqir Fetahu.

Ndërkaq, ai gjithashtu kërkoi nga Fetahu ti plotsohet disa kërkesa, siç tha ai, të  zbatojë  normativën dhe Kushtetun e BFI-së”, të i tërheqë  vendimet antikushtetuese për shkarkimin e myftiut aktual, të shkojë në zgjedhje për myftini në të gjithë vendin dhe të tjera.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like