VIDEO/ Punonjësi i shkollës godet me grusht në kokë 3-vjeçarin autik, momenti kur e mban kokëposhtë

by admin
Spread the love

Prindërit e një fëmije autik 3-vjeçar në SHBA kanë publikuar një video ku shihet një punonjës i një institucioni arsimor duke goditur djalin e tyre 3-vjeçar në kokë dhe më pas e mban me kokë poshtë në korridor duke i mbajtur këmbët.

Taneshia Lindsay ndau në faqen e saj në Facebook pamjet e kamerave të sigurisë nga korridori i qendrës së mësimit “Rosa Parks në Deyton”, të marra më 21 gusht.

Punonjësi dha dorëheqjen pas incidentit, ndërsa emrin i tij nuk është publikuar ende.

Videoja tregon Braylen duke vrapuar në korridor. Punonjësi fillimisht e ndjek pas dhe më pas e godet me grusht në kokë, duke bërë që 3-vjeçari të bjerë në tokë.

Pastaj një punonjës i shkollës e mban Braylen me kokë poshtë nga kyçet e këmbëve të tij, raporton NBC News.

“Drejtori nuk na tha të gjithë të vërtetën. Siç mund ta shihni, ishte shumë më keq se kaq”, tha Lindsay.

Avokati i prindërve, Michael Wright tha se shkolla gënjeu familjen. “Ata nuk ishin transparentë dhe duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ai.

Lindsay deklaroi se ajo duhej të dërgonte tre e-mail në shkollë përpara se t’i jepnin pamjet. Ajo nuk e mori videon deri më 11 shtator, tre javë pas incidentit, por nuk e mori atë të plotë.

“Pse Braylen po ikte prej tij ashtu? Ndoshta ai nuk ishte lozonjar. Nuk e di. Nuk e di pse ata e prenë një pjesë të videos”, u tha nëna gazetarëve.

Familja e 3-vjeçarit kërkon arrestimin e tij dhe nxjerrjen para drejtësisë, por nuk kanë në plan të tërheqin Braylen nga shkolla.


Top Channel

You may also like