(VIDEO) Punëdhënësit të mundësojnë që nënat t’i ushqejnë fëmijët me gji edhe në punë

by admin
Spread the love

Ushqyerja me gji në vendin e punës është një problem global që duhet zgjidhur sa më parë, sepse qumështi i gjirit është ushqim dhe duhet të jetë i disponueshëm në çdo kohë dhe në çdo institucion, u theksua në konferencën e sotme me rastin e Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji. Përfaqësues të Komitetit të Ushqyerjes me Gji, thanë se për shkak të natyrës alarmante të këtij problemi, ushqyerja me gji në vendin e punës është motoja e ditës botërore të këtij viti.

Dr.Mimi Kimovska Hristov, nga instituti i gjidhënies deklaroi se ngritja e vetëdijes tek të gjithë punëdhënësit është e një rëndësie vendimtare, sepse kjo do të mundësojë ushqyerjen e pandërprerë të fëmijës.

MIMI KIMOVSKA HRISTOV DOKTORESHË NË INSTITUTIN I GJIDHËNIES

“Pavarësisht se në cilën mënyrë, ajo që është e rëndësishme është që e drejta për të ushqyer me gji të mundësohet pa asnjë pengesë. Ushqyerja me gji duhet të mundësohet në të gjitha ambientet e tjera publike pa praninë e paragjykimeve nga mjedisi. Në periudhën e fundit ka pasur rritje të numrit të fëmijëve të lindur para kohe dhe për ta, gjidhënia është më se e nevojshme”.

Sa i përket dhomave të përshtatura, ajo tha se edhe pse janë të pakta, ato janë ende të pranishme, por vetëm në institucione private dhe sipas doktoreshës kjo duhet të ndryshohet menjëherë.

Përfaqësuesit e Komisionit theksuan gjithashtu se përveç dhomave të përshtatura në çdo institucion, do të iniciohet edhe rritja e afatit të parashikuar ligjor për ushqyerjen me gji në vendin e punës.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like