(VIDEO) Protestojnë të punësuarit në Postat e Maqedonisë së Veriut, kërkojnë pagesë të rregullt të pagave

by admin
Spread the love

Të punësuarit e Postës së Maqedonisë sot kanë protestuar nga ora 08:00 deri në 10.00 para dejtorisë dhe në të gjitha filialet e Postës. Ata  kërkojnë pagën e muajit shkurt dhe zgjidhje për gjendjen e ndërmarrjes. “Rroga e barabartë me ndihmën sociale”,  ishte njëra ndër parullat që protestuesit mbanin në dorë.  Kryetari i Sindikatës së Postës së Maqedonisë, Boro Veligdenov, tha se për shkak të alarmimit të gjendjes dhe krizës financiare, në të cilën ka ardhur SHA Posta, të punësuarit janë të shqetësuar për të ardhmen e Postës dhe vendet e punës.

BORO VELIGDENOV,KRYETAR I SINDIKATËS SË POSTËS SË MAQEDONISË

“Në protestë, punonjësit do të shprehin revoltën dhe shqetësimin e tyre për seriozitetin e situatës në të cilën është futur SHA Posta, e shkaktuar nga kriza financiare, organizimi jashtëzakonisht i dobët në operim, kushtet dhe mjetet e pasigurta të punës dhe më e madhja, shqetësimi dhe revolta e punonjësve shkaktohet nga mosrespektimi i rëndë i të drejtave të punës nga punëdhënësi. Punëdhënësi, përkundër detyrimit ligjor për pagesë të rregullt të pagave, nuk ua ka paguar pagat punëtorëve deri në datën 15 të muajit, për shkurtin e vitit 2024, duke i sjellë punëtorët në kufirin e jetesës dhe pamundësinë për të siguruar një jetë të denjë për familjet e tyre”.

Sipas Sindikatës, komunikimi me udhëheqësinë është në nivel shumë të ulët, nuk ka vesh për t’i dëgjuar problemet e të punësuarve dhe nuk i përmbahet qëndrimeve, të drejtave dhe detyrimeve të besueshme. Ndërkaq, probleme të njejta në postën e Maqedonisë ka pasur edhe në vitet e kaluara, ku punjosit disa herë janë detyruar të protesojnë, pasi nuk i merrnin pagat në kohë dhe poashtu ata ankoheshin për kushtet e këqija  të cilët i kanë në punë.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like