(VIDEO) Priten shira të rrëmbyeshëm, ministri thirrje bujqëve që të marrin masa

by admin
Spread the love

Orët e pasditës sipas sinoptikanëve mund të jenë të shoqruara me vërshime dhe derdhje të lumejve. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron mot të keq me reshje intensive shiu për kohë të shkurtër, erë të fuqishme, shkarkime më intensive elektrike dhe kushte për breshër. Pasdite  dhe në orët e mbrëmjes duke filluar nga perëndimi, është e mundur që të vijë deri në derdhje të mëdha të lumenjve, të cilët mund të shkaktojnë probleme lokale si në breg, ashtu edhe në infrastrukturën rrugore, në disa vende është e mundur edhe rrëshqitje e dheut dhe gurëve.

DPHM

“Kujdes më i madh në përgjithësi nevojitet në perëndim të vendit tek pellgu i lumit Radika, rreth maleve Sharr, pjesa e Osogovës dhe pjesë të Maleve të Maleshevisë dhe Ograzhden, në mjediset urbane dhe ndërurbane në rajonet e Tetovës, Shkupit, Kumanovës, Kriva Pallankës, Shtipit, Sveti Nikoles, Kratovës, Probishtipit, Koçanit”.

Nga DPHM-ja rekomandojnë lëvizje të kujdesshme, posaçërisht përreth lumenjve, për shkak të paraqitje së mundshme të ujërave të rrezikshme dhe rrëshiqtjeve të dheut.

Nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellsi dhe Knalizimi”, njoftojnë se sektori i kanalizimit pranë kësaj drejtorie i ka ndërmarrë aktivitetet e nevojshme për motin jostabil që është paralajmëruar nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

NP “Ujësjellsi dhe Knalizimi”

“Të premten dhe të shtunën po realizohen aktivitete për pastrimin e kanalizimeve dhe pusetave në pikat kritike dhe të gjitha nënkalimet e qytetit, me synim funksionimin e pandërprerë të rrjetit atmosferik të ujërave të zeza”.

Ekipet e tyre, thonë më tej, janë të gatshme për intervenime dhe reagime me kohë në përputhje me kushtet dhe varësisht nga intensiteti dhe sasia e sedimentit ujor, me qëllim të përmbushjes së nevojave të qytetarëve dhe qytetit të Shkupit.

Në bazë të këtyre parashikimeve të motit, ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, që mbrëmë i paralajmëroi bujqit që të marrin masa mbrojtëse në kohë.

Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë

“Sipas parashikimit të DPHM-së, gjatë orëve të pasditës të shtunën, 5 gusht, egziston mundësia për mot jostabil me shit ë rrëmbyeshëm dhe bubullima, në disa vende në formë të motit të keq me shi intensiv për kohë të shkurt (mbi 20 litër/ m2 për 5 orë), erë e fortë, shkarkime elektrike më intensive dhe kushte breshëri”.

Apel të veçant ministri dërgon për ata që punojnë me sera.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING




You may also like