(VIDEO) Presidenti Pendarovski vizitoi qendrën “Motivi” ku ofrohen kurse falas për nxënësit

by admin
Spread the love

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, sot ka vizituar ambientet ku mbahet kursi “Motivi”, i cili ofron mësim falas për të gjithë nxënësit, në lëndën e matematikës, të artit figurativ dhe të gjuhës angleze. Koordinatori i kursit “Motivi”, Alajdin Idriz, për Televizionin Shenja, sqaroi se gjatë vizitës së   kryetarit të shtetit, këta e kanë njoftuar Pendarovskin për punën të cilën e bëjnë, kushtet të cilat i posedojnë dhe gjithashtu e kanë njoftuar edhe për interesimin e nxënësve për këto kurse.

Nga kursi Motivi theksojnë se interesimi i nxënësve është tejеt i lartë dhe të njejtit shpresojnë që numri i të gjithë atyreve të cilët që dëshirojnë të mësojnë dhe të fitojnë dituri do të rritet.

Kurset janë të hapura  nga ora 13 deri në ora 19:00   në mbrëmje.  Secili fëmijë mundë ta cakton kohën dhe të shkon  atje, ti bënë detyrat dhe të ketë ndihmë për lëndën, nga mësues apo mësueset të cilat janë të përcaktuar që tju ndihmojnë nxënësve.

Kursi motivi funksionon në katër lokacione të Shkupit, në lagjen e Gazi Babës, në Seravë, në Vizbeg dhe në lagjen Butel 2.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like