(VIDEO) Politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës urojnë Xhaferin

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Bega dhe kryetar të paritive politike në Kosovë dhe Shqipëri kanë uruar Talat Xhaferin për kryeministër teknik në qeverinë e Maqedonisë së Verut.

Presidenta e Kosovës, Vjosa Osmani në urimin e saj ka deklaruar se kjo është ditë historike për të gjithë komunitetin shqiptar në RMV.

VJOSA OSMANI, PRESIDENTE E KOSOVËS

“Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në MK, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik”.

Urim të njejtë ka bërë edhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i cili thotë se  shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV.

BAJRAM BEGAJ, PRESIDENT I SHQIPËRISË

“Urimet e mia më të përzemërta qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, zotit Talat Xhaferi”.

Për Talat Xhaferin urime kanë dërguar dhe nga partitë shqiptare. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për përpjekjet e tyre shekullore për barazi, duke thënë se ato po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në historinë e këtij shteti.

MEMLI KRASNIQI,KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

“Sot, në këtë ditë historike, të krenarisë dhe emocioneve të larta, i uroj mikut tim, Talat Xhaferit, emërimin si Kryeministër i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sot, i uroj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që përpjekjet e tyre shekullore për barazi, drejtësi e faktorizim, po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të këtij shteti. Sot, mbi të gjitha, është dita për të përgëzuar edhe liderin e shqiptarëve në këtë shtet, heroin e luftës dhe paqes, Ali Ahmetin, i cili, me maturinë dhe vizionin e tij luajti rolin kryesor në ngritjen e shqiptarëve dhe realizimin e kësaj të arriture historike”.

Ndërkaq,  Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ,  ka theksuar se ky është një fillimvit i mbarë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, për vet shtetin dhe mbarë rajonin.

RAMUSH HARADINAJ,KRYETAR I ARDHMËRINË E KOSOVËS

“Zgjedhja e Talat Xhaferit, si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë Veriore përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve atje dhe për shtetin tonë fqinj. Mikut tim Talat Xhaferi, sikurse kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i uroj përzemërsisht për këtë të arritur historike, duke qenë të bindur se e ardhmja jonë e përbashkët është në Bashkimin Evropian, në NATO dhe mekanizma tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar”.

Pa vizionin, përkushtimin dhe vendosmërinë e Ali Ahmeti, kjo do të ishte e pamundur. Kështu ka shkruar Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

LULZIM BASHA,KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE

“Roli konstruktiv dhe përkushtimi ndaj vlerave euroatlantike i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ka qenë përcaktues për anëtarësimin në NATO dhe në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Ndërkohë, ish kryeminsitri i Shqipërisë, Sali Berisha, këtë ditë e ka cisluar si një ditë historike për Maqedoninë e Veriut.

SALI BERISHA,ISH KRYEMINISTËR

“Miq, sot Talat Xhaferi, ish-Ministër i Mbrojtjes dhe ish-Kryetar i Parlamentit votohet në një akt historik si Kryeministër i parë shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është një arritje e vërtetë jo vetëm e shqiptarëve, por edhe e të gjithë qytetarëve të vendit fqinj. Me këtë rast në emër të Partisë Demokratike i uroj kryeministrit Xhaferi suksese në misionin e tij të rëndësishëm”.

Urime të njejta për Talat Xhaferin kanë dërguar edhe shumë politikanë, analista dhe fytyra publike në vend dhe rajon.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like