Video/ Policia heton vdekjen horror të sportistit të hokejit (fotot)

by admin
Spread the love

Policia britanike tha se po heton një incident të tmerrshëm të së dielës gjatë një ndeshjeje hokeji në akull ku sportisti Adam Johnson gjeti vdekjen i prerë në qafë nga shina e këpucës së kundërshtarit Matt Petgrave.

Debate të shumta në rrjetet sociale ngrejnë pikëpyetje nëse goditja ishte e qëllimshme apo aksidentales.

Pamjet e rënda nuk janë publikuar plotësisht nga mediat, por policia tha se po heton veprimet e  Petgrave, si pjesë e asaj që zyrtarët quajnë “procedurë normale” për “rrethanat e incidentit të rëndë.”

“Oficerët mbeten në vendin e ngjarjes duke vijuar hetimet. Ne inkurajojmë publikun të shmangë spekulimet teksa hetimet vijojnë”, njoftonte policia e South Yorkshire ne veri te Anglisë.

Skuadra e hokejit Nottingham Panthers, njoftoi dje se Johnson vdiq pas prerjes në fyt nga rrëshkitësja e metaltë e këpucës së lojtarit kundërshtar në ndeshjen kundër Sheffield Steelers. Johnson ishte 29 vjeç.

Atij iu dha trajtimi emergjencës në fushën e akullt dhe më pas u dërgua në spitalin e Sheffield. Rreth 8,000 tifozëve në sallën Utilita Arena në Sheffield iu tha se ndeshja ishte anuluar prej incidentit të rëndë mjekësor.

Johnson kishte luajtur 13 ndeshje me Pittsburgh Penguins në SHBA nga viti 2018 deri në 2020.

Ai kishte lindur në Grand Rapids, Minnesota, dhe ky ishte sezoni parë me Panthers.


Skuadra e hokejit Nottingham Panthers, njoftoi dje se Johnson vdiq pas prerjes në fyt nga rrëshkitësja e metaltë e këpucës së lojtarit kundërshtar


Top Channel

You may also like