(VIDEO) Petliçkovski: Kufizimet për të pavaksinuarit janë të arsyeshme

by admin
Spread the love




Aleksandar Petliçovski, doktor nga Instituti i Imunobiologjisë në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, tha se janë të arsyeshme kufizimet ndaj të pavaksinuarve. Sipas tij, janë të kuptueshme masat kufizuesе që do të rrisin shkallën e vaksinimit, pasi sipas të gjitha dëshmive shkencore, vaksinimi është rruga më e qartë për të dalë nga kriza.

Petliçovski shtoi se ende nuk dihet se sa do të zgjasë periudha e mbrojtjes nga doza e tretë, apo i ashtuquajturi “përforcues” kundër koronavirusit.

Aleksandar Petliçovski, doktor nga Instituti i Imunobiologjisë

“Masat restriktive japin më shumë rezultate, dhe nënkuptojnë ndalim të vizitave në ambiente të mbyllura, testim i detyrueshëm në kurriz të atyre që nuk janë vaksinuar, trajtim në rast sëmundjeje në kurriz të atyre që nuk janë të vaksinuar”

Sipas tij, vdekja nga kovid-19 në Maqedoninë e Veriut  është më e lartë në dallim me vdekjet në vendet e zhvilluara dhe kjo paraqet problem, pasi vendi nuk është vend i zhvilluar evropian dhe  sistemi shëndetësorë nuk është mjaftueshëm i zhvilluar. Ndërsa, si problem ai e cilësoi atë që qytetarët nuk e pranojnë sëmundjen dhe nuk e paraqesin në kohë në institucionet përkatëse.

Linda Ebibi /SHENJA/

 


You may also like