(VIDEO) Për një ditë gjobiten 740 shoferë për tejkalim shpejtësie

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se vetëm në 24 orët e fundit , në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, policia  ka  shqiptuar 740 dënime për shoferët të cilët kanë lëvizur me  shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Janë sanksionuar 740 shoferë, prej tyre gjashtëdhjetë e dy kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar,  kurse tetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar”.

Po ashtu, siç njoftojnë nga MPB, është konstatuar se 378 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 362 shoferë jashtë vendeve të banimit.

Nga MPB informojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ndaj ata apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like