(VIDEO) Pendarovski i pari në fletëvotim, Osmani i katërti, Taravari i gjashti

by admin
Spread the love

Komisioni Shtetëror i Zgjedhje përmes shortit ka përcaktuar radhitjen e kandidatëve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut në fletëvotime sipas numrit rendor. Në bazë të shortit të hedhur, në fletëvotimin për zgjedhjet presidenciale, presidenti aktual dhe kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski është numër 1.

E dyta është Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së, numrin tre në fletëvotim do ta ketë kandidati Stevço Jakimovski, i mbështetur nga GROM. I katërti me radhë është kandidati nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, ndërsa numri pesë në fletëvotim do t’i takojë kandidates Biljana Vankovska-Cvetkovska nga partia “E Majta”.  I gjashti me radhë në fletëvotim do të jetë Arben Taravari nga koalicioni VLEN, ndërsa në fund të radhitjes do të jetë kandidati Maksim Dimitrievski, kandidati i partisë ZNAM.

Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së

“Pas mbarimit të shortit do të hartohet procesverbali për rradhitjen e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale. Sipas nenit 69 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është vërtetuar lista e vetme për kandidatë, që do të publikhen edhe në Gazetën Zyrtare”.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill të këtij viti, ndërsa raundi i dytë do të mbahet më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare. Krahas radhitjes së kandidatëve për president në fletëvotim, KSHZ-ja kа tërhequr shortin për shpërndarjen e panove reklamuese dhe bilbordeve për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING



You may also like