(VIDEO) Pendarovski: Ballkani Perëndimor ka nevojë për një vendim konkret politik

by admin
Spread the love

Unioni  Evropian duhet të tregojë më shumë shqetësim për rajonin. Në samitin e ardhshëm të dhjetorit, Këshilli Evropian ka mundësinë të marrë vendime për integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor, në vend që të shtyjë këtë çështje për pas zgjedhjeve evropiane, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në Konferencën Rajonale “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në sfidat dhe perspektivat e BE-së”.  Sipas Pendarovskit, është e padiskutueshme që statusi kandidat i jep mbështetje simbolike Ukrainës dhe Moldavisë, në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, dhe kjo është mirë, por siç theksoi ai, Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për simbolikë politike, por për një vendim konkret politik.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Nëse BE-ja vërtet ka ambicie për të qenë një lojtar gjeopolitik, së pari duhet të përmbyllet dhe të sigurojë hapësirën e saj gjeopolitike evropiane përmes integrimit të Ballkanit Perëndimor. Nuk do të ekzagjeroj nëse them se rënia entuziazmit në vendet e tjera të rajonit në një masë është edhe për shkak të rastit të Maqedonisë së Veriut. Një nga komentet më të shpeshta në rajon është se nëse Maqedonia e Veriut, përkundër ndryshimit të emrit, nuk i ka filluar negociatat për anëtarësim, atëherë çfarë mund dhe duhet të bëjnë të tjerët për tu avancuar në atë rrugë”

Ish-presidenti i shtetit Branko Cërvenkovski tha që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kërkojnë nga Bashkimi Evropian integrim gradual para anëtarësimit të plotë.

BRANKO CËRVENKOVSKI ISH PRESIDENT

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pa përjashtim, së bashku duhet t’i kërkojnë BE-së qasje në tregun e përbashkët evropian dhe në fondet strukturore të Unionit. Jo si alternativë ndaj anëtarësimit të plotë, por si hap i ndërmjetëm që do të na përgatisë më tej për integrim të plotë”.

Sipas Pendarovskit, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe proceset në Bosnje dhe Hercegovinë janë përkujtues se nuk duhet të neglizhojmë çështjet e hapura dhe pikat kritike që kanë potencial të destabilizojnë rajonin tonë, e përmes rajonit edhe vetë bashkimin.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like