(VIDEO) Pasaportat me RM në histori, letërnjoftimet dhe patentat e shoferëve vetëm për përdorim të brendshëm

by admin
Spread the love

Pasaportat me emrin Republika e Maqedonisë, mbetën në histori, letërnjoftimet dhe patent e shoferat  vlejnë vetëm për përdorim të brendshëm. Nga mesnata e 12 shkurtit ka skaduar afati kohor prej pesë vitesh, gjegjësisht dispozita e Marrveshjes së Prespës, me të cilën i ka kaluar vlera e dokumenteve të udhëtimit dhe dokumentet për përdorim ndërkombëtar që përmbajnë emrin e vjetër të vendit, Republika e Maqedonisë.

Ministri i jashtëm, Bujar Osmani, javën e kaluar në një konferencë për media, tha se shtetasit e Maqedonisë të cilët pas datës 12 shkurt gjenden jashtë jashtë vendit me dokumente të vjetra udhëtimi,  do të mund të kthehen në vend me fletë  udhëtimi të lëshuar në përfaqësitë diplomatike konsullore të vendit ku jetojnë.

Për dallim nga pasaportat, letërnjoftimet do të jenë të vlefshme mirëpo vetëm  për brenda vendit. Nga policija apelojnë që qytetarët të cilët kanë dokumente të vjetra të mos tentojnë të largohen nga vendi ndërsa, ata që kanë pasaporta të dy shtetësive  do të munden të përdorin dokumentet e vendeve të tjera. Me ato shtete të cilat Maqedonia e Veriut ka marrveshje bilaterale për udhëtimet me letërnjoftime, qytetarët nuk do të mund të kthehen prej policisë përderisa me letërnjoftimet e vjetëra nuk do të garantojnë se a do të pranohen nga shtetet e tjera.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët se me ndryshimet që ndodhën në Ligjin për Siguri në Komunikacion  që u miratua të hënën pasdite në Kuvend patent e shoferëvet dhe librezat me emrin Republika e Maqedonisë do të vlejë deri në 31 dhjetor 2024.

Drejtuesit e automjeteve duhet të paraqiten me automjetin e tyre në stacionet e kontrollit teknik, ku do të plotësojnë kërkesën për të marë ngjitëset NMK, të cilat vendosen tek target nga kontrollorët.

Përndryshe Marrveshja e Prespës ka hyrë në fuqi më 12 shkurt 2019 dhe pasaportat me emrin e vjetër kanë skaduar pesë vjet më vonë. Marrveshja  e Prespës u nënshkrua më 17 qershor 2018 dhe ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit në Maqedonisë së Veriut u votua në Kuvend më 11 janar 2019. /SHENJA/

You may also like