Video/ Pasagjeri humbet një këmbë kur hidhet para mbërritjes së tragetit në breg, i shtypur nga mjeti gjigant (fotot)

by admin
Spread the love

Pamje të rënda janë publikuar dje ku një pasagjer i tragetit hidhet para kohe në breg por këmba e tij mbetet e ngecur mes tokës dhe platformës së zbritjes, në një ndalesë lumi në Brazil.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në bregun e lumit Tapajós, një nga degët e Amazonës në Miritituba, mëngjesin e të shtunës.

Mediat vendase identifikonin viktimën si 27-vjeçarin Luiz Henrique da Silva Pantoja, teksa raportonin se këmba e tij duhet të gjymtohej pas aksidentit.

Ngjarja u regjistrua nga kamerat e sigurisë ku i riu shihet sesi kërcen nga platforma e tragetit në bregun ranor, por humbet ekuilibrin dhe mbetet i bllokuar në breg teksa trageti afrohet drejt tij.

Në të tjera imazhe të rënda shihet gjymtyra e tij e copëtuar, teksa banorë vendas i vijnë në ndihmë.

Kompania e trageteve tha se punonjësit e saj kishin nxitur në ndihmë të pasagjerit dhe kishin thirrur shërbimet e emergjencës, por nuk mund të marrin përgjegjësinë për veprimet e viktimës së aksidentit.

Zyrtarët thanë se po hetojnë ngjarjen.


Top Channel

You may also like