VIDEO/ Pas Cikalleshit shënon edhe Et’hemi, goli i parë me Konyaspor është perfekt

by admin
Spread the love

Sokol Cikalleshi është rikthyer të gjejë rrugën e rrjetës në Superligën turke teksa shënoi për Konyaspor në ndeshjen ndaj Pendikspor në transfertë.

Sulmuesi i kombëtares shfrytëzoi në maksimum një penallti, duke e shndërruar atë në gol në minutën e 12.

Video: https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2024/03/364c0cf1.mp4?_=1

Ky ishte goli i parë për kavajasin sa i takon vitit 2024, ndërsa nëse shohim statistikat sezonale, atëherë ky ishte goli i nëntë. Cikalleshi konfirmohet kështu si lideri i Konyaspor në repartin ofensiv ndërsa vlen të theksohet se në skuadrën e Pendikspor bën pjesë Endri Çekiçi, që këtë ndeshje e ka nisur nga stoli.

Ndërkohë, në pjesën e dytë të ndeshjes për Konyaspor u aktivzua edhe Valon Et’hemi në minutën e 63. 11 minuta më pas, sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës për të shënuar golin e dytë të Konyasporin. Për 26-vjeccarin ky ishte goli i parë me fanellën e Konyaspor pas transferimit të tij më janar.


Top Channel

You may also like