(VIDEO) Partitë të ndara në mendime që presidenti të zgjidhet në Kuvend

by admin
Spread the love

Ideja për zgjedhjen e presidentit të shtetit në Kuvend, bëri që partitë të ndahen në dy pjesë. Partitë shiptare që e mbështesin si ide dhe ato maqedonase që e kundërshtojnë.

Zëdhënësi i BDI-së Arbër Ademi thotë se janë ndjerë të zhgënjyer nga VMRO, e cila barazinë e sheh si kushtëzim.

Arbër Ademi, zëdhënës i BDI-së

“Jemi të zhgënjyer që VMRO-DPMNE-ja e sheh barazinë si kushtëzim dhe nxiton, si gjithmonë, të refuzojë idetë progresive për shkak të robërisë së mendjes konservatore në dominimin e imagjinuar etnik në shtetin e përbashkët. Na duhen të gjitha votat për të mundësuar ndryshimin e Kushtetutës, si për Presidentin ashtu edhe për ndryshimet kushtetuese që dalin nga Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë për të ecur me vendosmëri drejt BE-së”.

Veç tjerash, Ademi thotë se për dy ditë do ta përfundojmë procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për kandidatin për president Bujar Osmanin.

Kërkesën e BDI-së për ta zgjedhur presidentin në Kuvend, VMRO-DPMNE e quan kërkesë nacional-romantike. Prandaj, siç tha më tej deputeti Brane Petrushevski, BDI përfundimisht do të shkoj në opozitë dhe kjo do të bëhet me ndihmën e  të gjithë qytetarëve.

Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së

“Ishte e pritshme nga BDI që në mungesë të argumenteve reale, projekteve reale, që si pushtet në këto 20 vite nuk kanë arritur ti zgjedhin, të dalin me këso kërkesash nacional-rpmantike. Qëndrimi jonë është që VMRO-DPMNE nën kërcënime, as nuk bisedon as nuk dialogon e aq më pak pranon kërcënime. Ne vetëm ju bëjmë thirrje qytetarëve që ta shohin këtë sjellje të BDI-së”.

Kurse koalicioni “VLEN”, qëndrimet e VMRO-së dhe LSDM-së i cilëson si rikthim në vitin 1990. Kurse, BDI-në e pyesin, nëse vërtetë janë për president shqiptar, përse nuk e mbështesin kandidaturën e Arben Taravarit.

VLEN

“Qëndrimet e VMRO-së dhe LSDM-së kundër përcaktimit të ‘VLEN’ janë rikthim në vitin 1990, koha kur perceptoheshte si tragjedi që shqiptarët të mbanin pozitat më të larta shtetërore. Sa i përket partnerit të tyre BDI, ata një gjë thonë dhe tjetër gjë bëjnë. Nëse vërtet angazhohen për Kryetarin e Parë të Shqiptar, duhet t’i shpjegojnë publikut pse nuk e mbështetën kandidaturën e Arben Taravarit dhe pse po përpiqen të minojnë mundësinë që shqiptarët të kenë një kryetar shteti në vitin 2024”.

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski një ditë më parë u shpreh kundër idesë që presidenti të zgjidhet në Kuvend. BDI të ejten, në shpalosjen e kandidaturës së Bujar Osmanit, kërkoi që presidenti të mund të zgjidhet në Kuvend me dy të tretat e votave. Mirëpo të njejtën kërkesë një ditë para tyre e bëri kryetari i ASH-së Arben Taravari.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like