(VIDEO) Partia Demokratike Turke i bashkohet “Frontit Evropian”

by admin
Spread the love

“Jam i bindur se do të fitojmë edhe në Gostivar”. Kështu deklaroi kryetari i Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljaz, pasi nënshkroi marrëvshjen për bashkëpunim dhe ju bashkua “Frontit Evropian” të Ali Ahmetit. Iljaz në përgjigjen e tij se përse ka vendosur t’i bashkohet këtij koalicioni, deklaroi se partia turke do të ketë pozicionet më të mira në historinë e vet.

Bejxhan Iljaz, kryetar i Partisë Demorkatike Turke

“Në periudhën kisha disa, konkretisht disa takime me subjektet tjera politike dhe propozimi i këtij Fronti ose shtrirja e dorës e zotëri Ahmetit, na u duk se është më e sinqerta…Nuk është me rëndësi marrëveshja ose pozita, sepse po bisedohet shumë për pozita, por mund të them se si parti i kemi pozitat më të mira në histori”.

Ndërkaq, i pyetur që ta komentoj deklaratën e Ziadin Selës nga ASH, që vijat e kuqe për të janë 5 deputet si kusht që t’i bashkohen koalicionit Fronti Evropian, Ahmeti u përgjigj se nuk bëhet fjalë për numra, por për vizione e ardhmëri.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Për gjëra të vogla, projekte të mëdha, ne asnjëherë as nuk i cenojmë as nuk i lëndojmë, kështu që nuk bëhet fjalë për numra, por bëhet fjalë për filozofi, për vizione dhe për ardhmëri”.

Të dy kryetarët përsëritën se bashkëpunimi i tyre nuk do të jetë vetëm në këto zgjedhje, por do të vazhdoj edhe për zgjedhjet lokale.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like