(VIDEO) Osmani i kërkon Escobarit të fuqizohet prezenca e SHBA-së në Ballkan

by admin
Spread the love




Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Temë diskutimi ishte pikërishtë lufta Ukrainë-Rusi, ku njëzëri bënë thirrje për ndërprerje të veprimeve ushtarake ruse në Ukrainë, si dhe mbështetje të fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

MINISTRIA E PUNËVE TË JASTHME

“Dënimi i invazionit rus nga e gjithë bota është shprehje e rëndësishme e vullnetit ndërkombëtar për ndërprerjen e veprimeve ushtarake që paraqesin kërcënim për sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi. Mungon reagim përkatës nga ana e Republikës Popullore të Kinës me dënim publik të agresionit rus”.

Osmani deklaron se Maqedonia e Veriut i vlerëson lart raportet bilaterale me SHBA-në , të bazuara në partneritetin strategjik dhe miqësinë shumëvjeçare dhe mbetet e përkushtuar në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit në periudhën që vijon.

MINISTRIA E PUNËVE TË JASTHME

“Angazhimi amerikan në Ballkanin Perëndimor është konfirmuar se paraqet stabilitet në rajon dhe nga këtu, fuqizimi i prezencës së SHBA-së në këto hapësira është i rëndësishëm në këtë periudhë sfidash të sigurisë”.

Ata më tej sqarojnë se në këtë drejtim, u theksua nevoja për thirrje të përbashkët globale ndaj Rusisë për ndërprerjen e aktiviteteve ushtarake, që paraqesin rrezik për sigurinë e Evropës dhe botës në përgjithësi.

Samir Mustafa /SHENJA/ 

 

 

 

 


You may also like