(VIDEO) Opozita shqiptare prej sot bojkoton kuvendin, shkak anëtari i KSHZ-së

by admin
Spread the love

Lidhja Europiane për Ndryshim që sot do ta bojkotojmë punën në Kuvend derisa të vijë në rend dite anëtari i tyre i KSHZ-së. Safije Sadiki Shahini, nga koalicioni opozitar shqiptar thotë se BDI-ja me çdo kusht shpik pengesa se si të krijojë parakushte për manipulimin e procesit zgjedhor, në mënyrë që ta zbusë humbjen që do t’i ndodhë më 8 maj. Ndërsa, mjeti me të cilin po e kryen këtë detyrë, shton më tej, është pikërisht Talat Xhaferi.

Safije Sadiki Shahini

“Prej sot grupi parlamentar i Lidhjes Europiane për Ndryshim nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit, gjithnjë derisa kandidati ynë për KSHZ, Abdush Demiri, nuk do të vihet në rend dite në seancë plenare. Ky është vetëm hapi i parë. Ne presim që edhe opozita maqedonase t’i mbetet besnike deklarimit se do ta braktisin KSHZ-në nëse opozita shqiptare nuk e merr anëtarin e saj në KSHZ”.

Madje, thotë se do ti ashpërsojnë masat, për të cilat do të vendosin brenda koalicionit.

Safije Sadiki Shahini

 “Nëse edhe pas kësaj kjo shumicë dhe kryetari i Kuvendit vazhdojnë ta sabotojnë të drejtën tonë për anëtar të KSHZ-së, ne do të jemi të detyruar t’i ashpërsojmë masat e kundërshtimit. Se a do t’i bllokojmë vendvotimet në Çair dhe në Tetovë apo do të ketë ndonjë masë edhe më radikale, këtë do ta shqyrtojmë brenda koalicionit”.

LEN u apelojn edhe aleatëve strategjikë, SHBA-së dhe shteteve të BE-së, që ta ndalojnë, siç thonw ata  këtë uzurpim të KSHZ-së, që e imponon BDI-ja.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like