(VIDEO) Opozita shqiptare ka vazhduar të kritikojë kandidatin e BDI-së për president

by admin
Spread the love

“BDI po kandidon për president “Pacientin”, funksionarin e vetëm shqiptar me lëndë në Prokurorinë Speciale”. Kështu tha përfaqësuesi i kualicionit VLEN, Besar Durnishi, i cili theksoi se BDI bashkë me Artan Grubin dhe Bujar Osmanin po përpiqen të mashtrojnë qytetarët duke bërë me moton sikur janë kundër Rusisë. Sipas VLEN, BDI ende nuk ka shkëputur lidhjet me pro rusin më të madh në vend Nikolla Gruevskin, i cili ka bërë një dosje të ashtuquajtur “pacienti” duke bërë miliona euro për t’i mbajtur në xhep Bujar Osmanin dhe BDI-në.

BESAR DURМISHI, PËRFAQËSUES I VLEN

“Ua keni borxh qytetarëve tua tregoni të vërtetën, a e mban ende kontaktin me Gruevskin, Bujari dhe a u takua me të në Budapest, për ta kthyer përsëri në Shkup dhe për të bashkëqeverisur me të? Por e kuptojmë edhe arsyen pse nuk mund të shkëputeni nga Nikolla Gruevski, sidomos Bujarin, sepse si ministër i Gruevskit, Bujari bëri miliona keqpërdorime, e më pas ja ndërtuan dosien “pacienti”, me të cilën dosje, Bujari dhe BDI zhvarën miliona euro, ndërsa Nikolla dhe Sashoja u mbajnë në xhep”

VLEN shtoi se për shkak të kësaj, qyetarët janë të vetëdijshëm se BDI nga njëra anë e kritikon Rusinë e nga ana tjetër ia lejonë shtrirjen dhe ndikimin e saj në Maqedoninë e Veriut. “BDI, gurin për të cilin po mundohet t’ia hedh të tjerëve do të bjerë në kokën e tyre”, deklaroi Durmishi.

/SHENJA/

 

MARKETING



You may also like