(VIDEO) Omikron troket në derë, mjekët thonë s’ka nevojë për panik

by admin
Spread the love

Lloji i virusit Omikron tani më është i pranishëm në vendet fqinjë, si Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Serbia, Sllovenia, ndërsa në vendin tonë dominon lloji delta i koronavirusit, dhe sipas autoriteteve nuk ka raste të infektuara me llojin e Omikronit.

Doktor Niko Beqirovski qetëson qytetarët dhe sqaron se Omikroni ka simptoma shumë të lehta dhe nuk ka nevojë për panik. Në një postim në fejsbuk ai ka shkruar se shanset për të përfunduar në spital nga varianti  Omikron janë 80 për qind më të ulëta se sa nga varianti delta.

NIKO BEQAROVSKI, PROFESOR NË FAKULTETIN E MJEKSËSISË

“Omikron ka simptoma shumë më të buta dhe shanset për të përfudnuar në spital janë rreth 80 për qind më të ulëta se varianti delta i cili aktualisht është dominues në Maqedoni. Nëse aktualisht kemi rreth 500 të infektuar në ditë, të cilët sistemi shëndetësor i absorbon me sukses, atëherë sistemi shëndetësor do t’i absorbonte edhe 4.000 të infektuar nga Omikroni, sepse pacientët kryesisht do të ishin nën kujdesin shtëpiak”

Ai shton se paniku i madh që e ka kapur Bashkimin Evropian dhe SHBA-në nga lloji Omikron, është për shkak të implikimeve që mund të krijojë në bizneset e tyre.

NIKO BEQAROVSKI, PROFESOR NË FAKULTETIN E MJEKSËSISË

“Nëse kohëzgjatja mesatare e Kovid-19 është rreth 10 ditë, kjo do të thotë se çdo ditë për një periudhë më të gjatë kohore do të kishim rreth 40.000 raste aktive, për të cilat duhet të biem dakord se mund të krijojnë implikime serioze ekonomike dhe mungesa të një numri të madhë të punëtorëve në vendet e tyre të punës. Pikërisht për këtë shkak të implikimeve serioze në bizes është paniku i madh që mbizotron në Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Omikroni”

Ndërkaq, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se nuk mund të parashikohet nëse ndonjë varianti iri i virusit do të përkeqësojë situatën epidemiologjike në vend. Vaksinimi i qytetarëve vazhdon të mbetet arma më e fortë kundër koronavirusit. Në Maqedoninë e Veriut nuk janë paraparë masa shtesë në prag të festave të fund vitit, pasi sipas kopetentëve masat aktuale janë të mjaftueshme.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

 

 

You may also like