STATISTIKAT/ 274 ndeshje, por Juventus në shtëpi nuk vuan me askënd

by admin
Spread the love

Për Milanin kjo e sot mja kundër Juven tusit do të jetë ndeshja nr. 243, me 71 fitore për kuqezinjtë, 77 barazime dhe 94 fitore për vendësit. Janë 123 herë në të cilat Milani ka luajtur në transfertë kundër Juventusit, edhe pse në 4 raste ishin finale të Champions-it ose Superkupës së Italisë, pra në një fushë neutrale. Duke përjashtuar këto përballje, në 119- të e mëparshme “Djalli” fitoi 31. Bilancin e plotësojnë 30 barazime dhe 58 humbje.

– Do të luhet më 27 prill dhe do të jetë hera e 12-të në historinë e kuqezinjve. Deri më tani 7 fitore, 3 barazime dhe një humbje. Precedenti i fundit daton në vitin 2008, kur Milani fitoi 4-1 në Livorno, me një tripletë të Pipo Inzagit dhe vulë nga Sedorf. Humbja e vetme e pësuar nga Milani në këtë datë daton në vitin 1969, kur kuqezinjtë ranë 1-0 në Torino, me një gol të Sereser pas 17 minutash. Ka edhe një precedent kundër Juventusit, që daton në vitin 1941, kur Milani kishte si emër zyrtar Milano. Ishte një fitore 2-1, me golat e Kapelos dhe Bofit, të cilët përmbysën epërsinë fillestare të Juventusit pas 21 minutash nga Riza Lushta.

– Precedenti i fundit daton në javën e parafundit të sezonit të kaluar dhe përfundoi 1-0 për “Djallin” me një gol të Olivie Zhiru në minutën e 40-të. Ajo fitore i garantoi ekipit të Piolit qasje matematikore në Champions. Para këtij precedenti, në 2021-22, ndeshja mes këtyre ekipeve përfundoi 1-1 me një gol të Moratas pas 4 minutash dhe një goli të barazimit në minutën e 76- të nga Rebiç.

– “Zonja e Vjetër” nuk e ka mposhtur Milanin në shtëpi që nga sezoni 2019-20, kur fitoi 1-0 me golin e Dibalës. Midis 2013 dhe 2019 ka pasur 13 ndeshje në të cilat Milani arriti të barazonte vetëm në një rast (dhe më pas të fitonte me penallti) në Superkupën e Italisë në Doha. Për pjesën tjetër vetëm humbje, çka ishte seria më negative e gjatë në ndeshjet e jashtme. kundër Juventusit.

– Fitorja më e madhe e Milanit në Torino daton në vitin 1950, kur kuqezinjtë fituan 7- 1 (3 gola nga Nordahl, më pas Gren, Burini dhe Kandiani për Milanin ë Hansen për Juventusin). – Në dy raste Juventusi ka pësuar 6 gola kundër Milanit: në 1925 përfundonte 6-0, dhe në 1927 8-2. Kjo është edhe ndeshja me më shumë gola të pësuar nga Milani dhe ajo me më shumë gola të shënuar në përgjithësi.

– Janë rreth 20 kartonë të kuq të marrë nga lojtarët e Milanit në Torino kundër Juves. Vetëm në dy raste Milani fitoi dhe më saktësisht në vitin 1959, kur përfundoi 5-4 dhe në 1960, kur përfundoi 4-3.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

You may also like