(VIDEO) Një donator shpëtoi katër jetë, dhuroi zemrën, mëlçinë dhe dy veshkat

by admin
Spread the love

Ndërroi jetë, por shpëtoi 4 jetë. Nga Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme kanë ndarë një informacion jo të zakonshëm për opinion. Familja  e një pacientit  i cili ka ndërruar jetë, kanë dhuruar katër organet e të ndjerit. Bëhet fjalë për  organin e  zemrës, mëlçisë dhe dy veshkave. Ndërkaq, një shans për një cilësi më të mirë të jetës, në ditët e ardhshme do t ‘u jepet pacientëve me sëmundje të kockave.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Për herë të parë në historinë e shëndetësisë maqedonase, katër organe në një akt u implantuan nga një donator këtë mëngjes. Falë humanizmit të një familjeje, dashurisë, mirësisë dhe ndjeshmërisë së tyre që mbartin në vete, herët në mëngjes një zemër e re filloi të rrahë në gjoksin e një pacienti 40-vjeçar nga Shkupi. Një shans i ri për jetën dhe mëlçinë iu dha një pacienti me sëmundje kronike të mëlçisë, dhe dy pacientë në dializë gjatë ditës do të marrin veshka”.

Ministria e shëndetësisë i felenderon të gjitha ekipet mjekësore që kanë punuar dhe janë ende duke punuar në klinikat kirurgjikale dhe interne të Shkupit në 24 orët e fundit, ndërsa pacientëve që kanë marrë organet u urojnë shërim të shpejtë.

“Jemi krenarë për çdo sukses të ri në shëndetësinë maqedonase, thonë më tej nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut  vitin e kaluar janë transplantuar 10 veshka nga persona të  vdekur, 2 zemra tek pacientët me gjendje të  rëndë shëndetësore dhe 10 implante të indit kockor. Për dy vitet e fundit, në total i bie  gjithsej 8 zemra, 30 veshka dhe  20 inde kockore. Transplanti i parë i mëlçisë u bë më 24 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa i dyti më 4 janar të këtij viti.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like