(VIDEO) Nisi shpërndarje e ngjitësve me shenjën NMK

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme  bënë të ditur se ka filluar shpërndarja e ngjitësve me shenjën NMK. Nga Ministria thonë se qytetarët këto ngjitëse mund t’i marrin në stacionin më të afërt për kontroll teknik. Ngjitëset janë falas dhe duhet të blihen  nga të gjithë pronarët e automjeteve, targat e të cilave kanë shenjën MK.

Disa nga stacionet për kontroll teknik të automjeteve thonë se nuk i kanë marrë ngjitëset mirëpo presin t’i marrin gjatë ditës. Personat të cilët do të marrin këto ngjitëse duhen të kenë letërnjoftim dhe leje të qarkullimit të mjetit. Disa ditë më parë transportuesit reaguan për të mos ndryshuar dokumentacionin e plotë të targave por kërkuan ngjitëse në vend të zëvendësimit të plotë të targave, pasi për shkak të vonesës së ndërimit të targave, ata do të pësonin humbje të mëdha sepse me automjetet e tyre, nuk do të mund të dalin jashtë Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu reagim për mos ndryshimin e plotë të targave kishte edhe nga transportuesit turistik që kanë autobusë të cilët operojnë jashtë vendit. Qytetarët kanë afat kohor 3 ditë, deri më 12 shkurt, për të marrë ngjitëset. Përndryshe ndryshimi i shenjës MK në NMK në targa është obligim nga Marrveshja e Prespës, që hyn në fuqi më  12 shkurt.

/SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like