(VIDEO) Nis procedura për ekstradimin nga Turqia të vrasësit të Vanjës

by admin
Spread the love

Procedura për ekstradimin e autorit kryesor të dyshuar për vrasjen e 14 vjeçares, Vanja Gjorçevska, Lupço Palevski Palços, i cili u kap nga autoritetet turke një natë më parë, ka nisur, por këresa ende nuk është dorëzuar sepse Ministria e Drejtësisë po i grumbullon dokumentacionet. Megjithatë, zotohen se nuk do të presin që të bëhen 40 ditë për ta dorëzuar kërkesën për ekstradim. Gjithashtu nga organet kompetente turke kërkojnë që të dyshuarin Palevski ta mbajnë në paraburgim, deri në realizimin e ekstradimit.

Ministria e Drejtësisë

“Ministria e Drejtësisë ka nisur procedurën e ekstradimit dhe po mbledh të gjitha dokumentet nga institucionet që nevojiten për realizimin e tij. Tashmë janë bërë kontakte me prokuroritë për të kompletuar në mënyrë të rregullt të gjitha shkresat që të mundet të veprojë Ministria e Drejtësisë. Jemi në koordinim me të gjitha institucionet përkatëse për të vepruar menjëherë. Nuk do të presim afatin 40-ditor për të paraqitur kërkesën për ekstradim”.

Nga Prokuroria Themelore Publike bëjnë me dije se e kanë përgaditur kërkesën për ekstradim dhe se në mënyrë urgjente do ta dorëzojnë  tek Ministria e Drejtësisë.

Prokuroria Themelore Publike

 “Në kërkesën për ekstradim, deri tek autoritetet turke do të dorëzohet dokumentacioni i nevojshëm-urdhëri për procedurë hetimore, vendimi me të cilin Gjykata Penale Shkup i ka caktuar avokat sipas autorizimit zyrtar dhe se i është caktuar paraburgim, si dhe urdhëri për lëshimin e fletëarrestit ndërkombëtarë”.

Njëkohësisht, Gjykata Themelore Penale ka bërë më dije se për të dyshuarit e arrestuar, do të vazhdoj paraburgimin për 30 ditë, kurse për personin që dyshohet se i ka ndihmuar Palevskit për arratisje ka cajtuar paraburgim prej 48 orësh.

Gjykata Themelore Penale

“Për të akuzuarit V.M.,V.K., A.GJ. dhe B.V. është caktuar paraburgim prej 30 ditësh, për shkak të egzistimit të dyshimit, të rrezikut për arratisje, ndikim tek dëshmitarët dhe përsëritje ose kryerje e një vepre tjetër penale”.

Mbrëmë vonë, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski  në një konferencë për media duke njoftuar për kapjen e të dyshuarit të parë të vrasjes së 14 dhe 74 vjeçarit i cili ishte arratisur, shpjegoi  trajektoren e lëvizjes së Palevskit.

Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm

“Shërbimet tona nga Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kontaktojnë drejtpërdrejtë me autoritetet dhe policinë dhe një nga burimet e tyre operative, të cilët në një kohë të shkurtër na dhanë reagime se personi ndodhet në Ballëkesir dhe na treguan për qëllimet e tij që dëshironte të shkojë në Stamboll prej andej. Ai po përgatitej me një shofer taksie për të shkuar në Stamboll dhe këtu bëri sikur do të shkonte e do të kthehej sërish në Ballëkesir. Ai dje pasdite është arrestuar nga policia turke teksa po ecte në këmbë në njërën nga autostradat në Balikesir”.

Ai po ashtu bëri me dije se e kanë përpiluar kallëzimin penal kundër pesë personave në volum prej 100 faqe, përfshirë provat e bashkangjitura dhe i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike.

Për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, një person akuzohet për rrëmbim dhe vrasje, tre për rrëmbim dhe bashkëpunim në vrasje dhe një për ndihmë në rrëmbim, të parashikuar nga Kodi Penal. Në mesin e tyre përfshihet edhe babai i Vanjës, i cili dyshohet se ka dhënë informacion se kur vajza do të shkojë në shkollë mëngjesin e 27 nëntorit dhe se do të jetë vetëm. Nga ana tjetër tre të tjerët kanë pranuar krimet dhe kanë dërguar policinë në vendin e vrasjes.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like